MILOSAO

EKSPOZITA/ Piktura, misteri i emocionit të pakthyeshëm

09:55 - 28.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Besim TULA*

 

Thenia e nje artisti të madh si Renoir: “Il y a dans la peinture quelque chose de plus, qui ne s’explique pas, qui est essentiel.”( Ka dicka me shume ne pikture, qe nuk shpjegohet, por qe eshte thelbesore.) pohon enigmen e kesaj dege te artit, piktures, qe realizohet teresisht me dore e cila ka nxitur filozofe qe nga Greqia e lashte, Hegel, Merlau-Ponty, Heidegger, Sartre etj te zberthejne misterin e emocionit te pakthyeshem. Piktura te lejon qe ne cdo kohe te kesh mundesine e krijimit dhe te mos kesh distaca nderprerese siç mund te jete koha e realizimit teknik te vepres sic ndodh ne instalacione,performanca,video etj te cilat kane pjese te prodhura apo te gateshme. Ketu nuk humbet asnje ide apo nxitje krijuese. Ekspozita “Nentor” ka ruajtur me besnikeri vizatimin dhe ngjyrimin, te cilat pervec se jane te dhena vetiake por duan me dhjetra vite te pervetsohen dhe te kombinohen, pasi piktura eshte art akademik. Ne kete aktivitet nuk mund te marre pjese asnje krijues qe nuk mbaruar shkollen e larte per kete dege dhe te kete nje stazh te pranueshem. Mund ta them me pergjegjesi qe ne artin e vendit tone per shume arsye piktura eshte na avangarde dhe me karakter vetiak ne krahasim me deget e tjera te arteve pamore.
Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntor” eshte nje veprimtari me histori pasi dhe vete formimi i saj ka nje domethenie. Ajo u ideau dhe u realizua nga artistet Llambi Blido, StefanTaçi dhe Besim Tula si thyerje e heshtjes artistike te vitit te ngurte 97, si dhe nje kunderqendrim ndaj frymes modiste te rrepte ne art te asaj periudhe, ku piktura quhej nje gje e kaluar. Me kalimin e kohes kjo u pa qe nuk ishte e vertete, ishte nje keqkuptim i nxituar i tyre. Artistin e mire nuk e nxjerr tendenca artistike, por ajo cfare ai e ka per ideal dhe ndjesi. Ajo sivjet feston dy dekada. 20 vite ne jeten e secilit krijues behen ndryshime te medha,nga femije behesh i ri nga i ri behesh burre apo nga burre i moshuar. Jane ndryshime esenciale te kuptimit te jetes dhe kulturimit te cilat po qe se nuk i cfrytezon mire ke humbur periudha te pa kthyeshme. Kjo ekspozite ne jeten e krijuesve pjesemarres ka krijuar histori dhe rritje. Aq me teper kur kemi te bejme me nje vend ku balancat ne mes te numrit te madh te te rinjve qe mbarojne shkollat per art dhe kushteve te nxitjese se tyre krijuese jane ne disproporcion. Perfundojne çdo vit per deget artistike vizuale me qindra te rinj ne shtet dhe ne privat dhe nuk mendon kush per to. A mund te ndizet zjarr pa shkendije?
Si vend i vogel Shqiperia nuk paraqet asnje interes per kuratoret e huaj. Athere perse nje I ri duhet te kaloje “ferrin” kulturimit, pergatitjes profesionale dhe rruges se gjate deri sa krijon mardhenien vetiake me artin apo sic thuhet individualitetit kur nuk nuk ka asnje shprese per tu evidentuar? Ne tavolina te rinjesh ne kafene biseda me e gjalle dhe terheqse eshte se si te shkosh ne nje shtet tjeter dhe te realizosh endrren per artin. Kjo eshte dramatike. Veprimtarite jane te pakta po ashtu dhe stimujt. Ngjarja me e madhe e vitit sic eshte konkursi Onufri ne vend qe te ishte hapsira me e madhe per artin tone pasi ka mbeshtejen teresore te shtetit, ekspozon vetem 10 apo njezet artiste,nje pjese dhe te huaj per ti dhene karakter “nderkombetar”. Mbi kete terren jo nxites veprimtaria “Nentor” kane qene nje dritare e hapur apo nje preher per tu ulur nje pjese piktoresh per te paraqitur cdo vit dhe konfrontuar krijimet me publikun, kritiken apo me dialogun mes krijuesve.

Arti nuk ka qene asnjehere nje veprim i thjeshte. Ne nje shekull 10 apo 15 artiste mund ta perfaqsojne ate. Beteja eshte e madhe.Secili artist desheron te jete pjese e ketij numri. Natyrisht perzgjedhja nuk eshte me ne doren e artistit, por te kritikes, esteteve,analisteve dhe historianeve te artit etj. Pasioni, serioziteti dhe perkushtimi jane kushte per te arritur nje rezultat. Ketu kemi artiste te perkushtuar si ato te brezit te rritur ashtu dhe te rinj. Kujtojme vepra te arritura qe kane qene rrjedhoje e ketij aktiviteti si “Autoportreti” veper dramatike e Sali Shijakut, “Pranvere” e Sadik Kacelit, “Nena “ e Isuf Sulovarit, “Takimi” i Vilson Kilices , “Ne are” e Zef Shoshit, “Portet” i Llambi Blidos, “Fshatari me celular” e Ismail Lulanit, “Duart e nenes” e Stefan Tacit, “Ija” e Bashkim Dervishit, “Diogjeni”i Aleksander Filipit , “Deshmitari”i Gazmend Lekes , “Lojera te rrezikeshme” e Andi Hiles, “Ne dasem” e Brikena Berdos etj. Subjekti visual ne keto vepra ka qene i qarte dhe i interpretuar me profesionalizem etj. dhe bejne pjese ne galerine vetiake te secilit. Ketu jane rritur ne krijmtarine e tyre te rinj qe kane aftesi apo te dhena koloristike si Eniela Vevecka, Orlis Vathi, Dea Tili e me te rinjte si Denisa Brahimi, Erinda Dibra etj. Kushtet e konkurences qe krijon vetevetiu ekspozita i bejne mire autorit pasi impenjimi eshte me i madh, si ne çdo cfaqje ku marrin pjese shume konkurente. Per te argumentuar seriozitetin dhe perkushtimin ne jeten e tyre qe kane keto artiste po shpjegoj disa prej veprimeve jo normale qe kane bere: Llambi Blido si nje nga themeluesit e kesaj ekspozite, ne marredhenien e tij individuale me vijen dhe tingullin koloristik, rrezistoi me shume se 20 vite, deri ne vitet 90, pa ekspozuar qe te mos devijonte konceptet dhe ndjesite per krijimin. Po per kaq vite ai fillonte te krijonte qe ne ora 3-4 te mengjezit. Desheronte qe pjesa me e virgjer e dites ti kushtohesh krijimit dhe pastaj shkonte ne pune. Ismail Lulani, njeri nga ish pjesmarresit, u ftua si pedagog i piktures ne UA(Instituti i Larte i Arteve), por mbas disa u kohesh nuk duroi dhe u kthye ne Shkoder. Vetem atje krijimi kishte folene. Sakrifikoi karreren per imazhet qe kerkonin tjeter atmosfere. Ksenofon Dilo me entuziazmin qe e karakterizonte per perparimin e artit solli nga Parisi programet mesimore qe zhvilloheshin atje duke i aplikuar ne shkollen tone. Krijoi hapesira lirie artistike per studentet. Ndertoi ne Institut e Larte te Arteve (sot UA) studiot e para moderne me drite te bolleshme nga veriu.U kritikua nga udheheqja e diktatures, per ekstavagancen vellimore te arkitektures. U denua duke e hequr nga shkolla. Aleksander Filipi e fillon krijimin e tij ne dite e para mbasi eshte mbyllur ekspozita dhe i takon gjithe viti te merret me te, duke ju bere ferr 10 diteshi i pushimeve me familjen, pasi e shkeput nga piktura. Bashkim Dervishi perkryen detajin dhe kontrollon çdo pore te siperfaqes qe ajo te jete e bindur ndaj ndjesise se tij. Ai mund te mbushe nje tablo 2 metroshe me penelin me te holle ate nr. 1 (gati perkushtim fetar). Gjate ekzekutimit te punes humb oreksin dhe ka rritje te pulsit. Gazmend Leka prej kushedi sa vitesh nuk ka ngrene dreke ne shtepi si te gjithe njerezit e tjere,vetem per te mos nderprere lidhjen me krijimin. Gati 10 ore ne studio. Nje sasi oresh rekord perballe vepres. Vetem keshtu mund te ndertohej subjekti i tij visual duke u qartesuar,fuqizuar dhe thjeshtuar nga vepra ne veper. Stefan Taci ka diplomuar per skulpture, por ngjyren e ndjen dhe e perdor me galleri te jashtezakoneshme. Rast i rralle ne artin tone. Shume nga ne do te na duhej mbase kohe per te krijuar nje tavaloce aq te pasur, te cilen ai nuk e ka problem. Agron Mesi mund ta ekzekutoje me dhjetra here xhestin e gjurmes qe ajo te kete freskine,emocionin,balancen,tingullin dhe improvizimin. Vepra qe ekspozohet eshte gjurma me shprehese qe ky i jep te drejten e perfaqesimit duke e quajtur veprimin autopejzazh pasi ai i perfaqeson emocionet. Robert Guci eshte I papermbajtur ne zhvillimin e penaltes dhe krijimin e pafund te nunacave duke i bashkangjitur kesaj dhe nje vizatim te ndjeshem.Krijimet e tij kane ruajn ndjesine e modernes. Mund te renditnim jeten plot sakrifica per artin te shume krijuesve si Buron Kaceli, Merita Selimi, Llazar Taci,Llazar Myzeqari, Kujtim Buza, etj.Keto mund te duken te cuditeshme per lexues jashte fushes se artit, por jane krejtesisht te pranueshme per koleget. Art nuk behet per tu dukur, per mode, per profesion apo per tu pranuar nga kuratori duke iu perulur idese se tij, etj. Ai behet se nuk mund te rrije autori pa e realizuar ate ,pasi nuk mund te duroje presionin per te dale “ne jete” imazhi nga brendesia e ndjesive te tij.


Ekspozita”Nentor” I jep perparsi mendimit . Ne kete 20 vjetor tek krijuesit ndjehet nje zgjerim I subjekteve ne trajtimin e temave te kohes apo sic shprehet kritiku dhe filozofi Boris Grojs artistet e kane shok kohen. Kjo i jep mundesi artistit te jete realist (nje stad i ri i qendrimit ndaj artit si arsye). Artisti nuk mund te shperdoroje thellsine e mendimit per tu bere i pranueshem menjehere nga populli. Ndodh qe ai te jete I kuptueshem vetem brenda kolegeve apo dhe kritikes. Kur gazetarja Catherine Greniere e pyeti artistin Christian Boltanskin se imagjinoni qe ju te ftoni nje mik apo nje te aferm qe nuk ka asnje lidhje me artin e kesaj tendence, si do t’ja shpjegoni ju? Christian Boltanskin ju pergjigj: Pyetja juaj me kujton nje histori qe me ngjau me ekspoziten instalacion per Saint-Jacques de Compostelle. Muzeu ne ate kohe nuk ishte i lire, por me dha mundesine ta realizoja retrospektiven timen te madhe ne nje kishe. Ne diten e perurimit nje grua e moshuar me takoi dhe me tha se cfare do te behej aty. Une ju pergjigja se po realizonim nje festim per nder te vdekurve. Ajo e perjetoi ekspoziten si nje ngjarje te mrekullueshme. Neqoftese une do ti thoja se po organizohej nje ekspozite e artit bashkohes, do te zemrohej se perse do te behej kjo ne kishe ne kete vend te zotit…Arti ne thelb krijon qe te nxise probleme,te jape emocion, por pa kthyer pergjigje.” Artisti mundohet te hyje me thelle tek subjekti duke e pare ate nga ana e brendeshme dhe nga ajo qe mbulohet per te mos u dukur. Tek disa pjesemarres te rinje shohim tendenca te ketij qendrimi duke analizuar me thelle realitetin. Veprat e Brikena Berdos, Andi Hiles, Denisa Brahimit,Orlis Vathit etj. e fokusojne mire kete gje. Ka dicka qe I lidh keto. Punimet e ekspozites kane nje ngjashmeri me njera-tjetren. Artistet pjesemarres e krijojne me impenjim vepren. Kjo ngarkese eshte nje garanci e mire.
Ne fillimet e saj kane qene 12 pjesemarres te cilet i besuan ketij aktiviteti si prof.Abdurrahim Buzes mjeshtri i koloristikes dhe individualiteti artistik ne artin tone,ne menyre simbolike familja e tij ekspozoi dy vepra, prof.Sadik Kaceli, Isuf Sulovari, Agim Zajmi, Pandi Mele, Ismail Lulani, Niko Progri, Vilson Kilica, Sali Shijaku, Ksenofon Dilo te gjthe pjestar te histories se artit tone. Numri i tyre ka ardhur duke u rritur nga nje edicion ne tjetrin me te rinj.
Sigurisht si nje aktivitet privat ai nuk ka mundesi te zgjerohet shume pasi nuk mund te menaxhohet. Organizuesit jane krijues dhe nuk mund te shpenzojne kohen krijuese per tja kushtuar zgjerimit te veprimtarise. Ne nuk pranojme peisazhe te bera drejtperdrejt nga natyra, pasi ato nuk sjellin asgje te re pervecse nje reportazhi koloristik ku mali blu , pema jeshile dhe toka oker ose kafe etj. Duhet te afrohesh qe te shohesh emrin e autorit te ndjesh ndryshimin dhe subjektet jane male,fusha apo rruge fshati te bera per 2-3 ore, nga te cilat nuk merr idene se ne cfare kohe jetojme. Ekspozita “Nentor” eshte e kunderta per vepren me te cilat do te marre pjese piktori ka nje vit kohe.

*Piktor, kritik arti


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.