EKONOMI

Statistikat / 1 pensionist në 4 nuk merr pension, vendi ynë larg standardeve europiane

11:03 - 01.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vendin tonë, 1 në 4 individë që janë në moshë pensioni, nuk arrijnë të marrin asnjë kontribut monetar. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara në raportin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO, në Shqipëri, marrin pension vetëm 77% e kësaj kategorie, ndërsa pjesa tjetër, realisht nuk përfiton asgjë. Këto shifra tregojnë edhe njëherë se vendi ynë nuk i plotëson standardet dhe madje është larg të qenit një shtet i mirëqenies sociale. Fakti që jo çdokush që është në moshë pensioni, nuk e përfiton një të tillë, e rendit Shqipërinë larg Europës Perëndimore.




Gjithsesi, në lidhje me këtë çështje, vendi ynë rezulton me performancën më të mirë në rajon, duke i lënë pas të gjitha shtetet fqinje. I vetmi vend rajonal që paraqitet më mirë se ne, është Greqia, e cila kap normën 77.4%, pra 0.4% më lart. Pavarësisht kësaj, mesatarja e Europës dhe Azisë Qendrore ndërkohë fiksohet në 95.2%. Por, Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, në bazë të raportit që ka publikuar, jep alarmin për Shqipërinë edhe mbi asistencën sociale pasi vetëm 6.9% e të papunëve marrin pagesë monetare për shkak të situatës ekonomike që paraqesin. Të gjitha këto shifra tregojnë se Shqipëria renditet shumë larg shteteve të mirëqenies sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.