EKONOMI

BB: Spitalet e ilaçet varfëruan 126 mijë shqiptarë. Faturat e spitaleve, shqiptarët paguan 325 milionë euro nga xhepi

09:03 - 02.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela MANJANI




Fatura, që paguajnë shqiptarët në një vit për shërbimet që marrin në spitale dhe ilaçet, arrin në 325 milionë euro. Shqiptarët shpenzojnë nga buxheti i tyre për shëndetësinë më shumë se çdo vend tjetër në rajon. Qeveria merr përsipër të paguajë vetëm gjysmën e shpenzimeve të kurimit duke i lënë gjysmën e barrës vetë qy-tetarëve. Të dhënat janë bërë publike në një raport të Bankës Botërore ku mësohet se shpenzimet për kurim në spitale dhe blerja e ilaçeve kanë varfëruar 126 mijë shqiptarë ose 4.5 për qind të popullsisë. Kjo është shifra më e lartë në Europë. Sipas Bankës Bo-tërore, shkaku se pse shëndetësia varfëron kaq shumë njerëz në Shqipëri është se qeveria mbulon vetëm gjysmën e kostos së sëmu-ndjeve, duke ia ngarkuar gjysmën tjetër vetë familjeve.
Shpenzimet
Banka Botërore deklaron se pagesat për spitale dhe shpenzimet për blerjen e ilaçeve kanë zhytur në varfëri 126 mijë shqiptarë ose 4.5 për qind të gjithë popullsisë. Shifrat tronditëse janë bërë publike në një raport mbi gjendjen e eko-nomive të Ballkanit Perëndimor. Sipas Bankës Botë-rore, shpenzimet shëndetësore në Shqipëri varfërojnë më shumë njerëz se në çdo vend tjetër të Europës, përfshirë dhe ekonomitë e ngjashme në Ballkan. Në Kosovë, pjesa e popullsisë që ka rënë në varfëri nga shpenzimet mjekësore është 2.4 për qind, ndërsa në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnjë shifra është nën 1.5 për qind. Arsyeja sipas bankës botë-rore pse shqiptarët shpenzojnë aq shumë për mjekim është se qeveria ia ka ngarkuar qytetarëve gjys-mën e barrës së shpenzimeve për kurim dhe ilaçe. Shqipëria shpenzon rreth 650 milionë euro në vit për sistemin shëndetësor. Në fushatën elektorale të vitit 2013, Partia Socialiste premtoi shëndetësi falas, duke u zotuar se e gjitha kjo kosto do të mbulohej nga buxheti i shtetit përmes taksimit të përgjithshëm. Por, sipas Bankës Botërore, në vitin 2014, që janë dhe të dhënat më të fundit të disponueshme, qeveria mbuloi vetëm gjysmën e faturës, ndërsa gjysmën tjetër ose rreth 325 milionë euro, qytetarët u detyruan ta paguanin nga xhepi. Kjo është shifra më e lartë në rajon. Në Malin e Zi, qytetarët paguajnë vetëm 42.8 për qind të faturës së shëndetësisë nga xhepi i tyre, ndërsa në vendet e tjera të rajonit shifra është edhe më e ulët duke variuar nga 28 në 37 për qind, pasi pjesën tjetër e mbulon qeveria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.