EKONOMI

Raporti i BE: Qeveria shqiptare abuzime të mëdha me fondet në sektorin e Emergjencave

12:25 - 02.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për atë që po ndodh sot me përmbytjet dhe veçanërisht për paaftësinë e qeverisë shqiptare për të parandaluar dhe menaxhuar situate të tilla, Bashkimi Europian na kishte paralajmëruar që një vit më parë.




Në progres raportin e  BE për Shqipërinë të publikuar në muajin Nëntor të vitit 2016, I kërkohej vendit tonë që të “vinte dorë” në fushën e Emergjencave Civile sepse kapaciteti  i institucioneve për menaxhimin e emergjencave civile është teje i ulët.

“Kapaciteti institucional dhe bashkëpunimi midis institucioneve të mbikëqyrjes duhet të forcohen për të siguruar veprim të efektshme ndaj situatave të emergjencës”, nënvizohet në raport.

Gjithashtu në të njëjtin raport theksohet se menaxhimi I emergjencave në rast katastrofash të natyrës në nivel local nuk ka bërë fare progress.

“Ka progres, deri diku, me ministritë e linjës në ngritjen e zyra të informacionit dhe menaxhimit të emergjencave civile, por nuk ka pasur progres në nivel lokal dhe rajonal… Kapaciteti institucional dhe bashkëpunimi midis institucioneve të mbikëqyrjes duhet të forcohen për të siguruar veprim të efektshme ndaj situatave të emergjencës”, paralajmërohet në progres raportin e BE-së, nëntorin e vitit të kaluar.

Pra edhe Bashkimi Europian i ka thënë qeverisë Rama që një vit më parë se duhet që të ndryshojë urgjentisht qasjen ndaj Emergjencave Civile.

Por në të njëjtin raport fakti më i rëndë që evidentohet është ai, që Edi Rama nuk denjon ta pranojë as nga media dhe as nga opozita; Kjo gjendje në këtë fushë është e tillë dhe sjell këto pasoja që po vuajmë këto ditë, sepse Emergjencat Civile janë një nga sektorët, ku abuzohet më së shumti me fondet publike.

“Keqmenaxhimi i fondeve publik lidhet kryesisht me emergjencat civile, pagesën e detyrimeve të prapambetura dhe kontrata punësh publike, furnizime e shërbime”, theksohet në raportin e BE.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.