EKONOMI

Dita e aftësive ndryshe, Presidenti Meta: Mbështetje e dialog të përhershëm

09:43 - 04.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar zhvilloi dje një takim me përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë. Presidenti Meta bëri një premtim të thjeshtë dhe tepër të veçantë për personat me aftësi ndryshe, se në të gjitha hyrjet në Presidencë do të ketë rampë. Gjithashtu, në cilësinë e presidentit ai do t’u kërkojë institucioneve shtetërore që të ndërtojnë rampë në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë hyrjen në këto institucione. “Në këtë takim, Presidenti Meta u garantoi mbështetje e dialog të përhershëm dhe u angazhua të nxisë institucionet shtetërore dhe shoqërinë civilë t’ju kushtojnë më tepër vëmendje sfidave për integrimin e tyre të plotë në shoqëri. Përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë e njohën presidentin me problematikat e tyre dhe e falënderuan për vëmendjen dhe dialogun”, thuhet në njoftimin e presidencës. Mosdiskriminimi i personave me aftësi të kufizuara mbetet një çështje që kërkon vëmendje të veçantë. Ekziston një kuadër ligjor që sanksionon këtë të drejtë, por zbatimi i tij mbetet domosdoshmëri dhe ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve për të drejtat e këtij komuniteti. Kushtetuta dhe ligjet ndalojnë diskriminimin kundër personave me aftësi të kufizuar fizike, shqisore, intelektuale dhe mendore në punësim, arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera shtetërore. Megjithatë, punonjësit, shkollat dhe personeli shëndetësor dhe punonjës të shërbimeve të tjera shëndetësore ndonjëherë diskriminojnë këto persona. Përparim i kufizuar është bërë në lidhje me personat e cenueshëm nga ana sociale dhe/ose me aftësi të kufizuara, që është pjesë e prioritetit kyç për mosdiskriminimin. Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me vështirësi në aksesin e arsimit, punësimit, kujdesit shëndetësor dhe shërbimet sociale. Megjithëse në vitet e fundit kuadri ligjor dhe ndjeshmëria e shoqërisë ndaj personave me aftësi të kufizuara është përmirësuar, kjo kategori është në një pozitë më inferiore se pjesa tjetër e shoqërisë. Diskriminimi i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë kundrejt personave me aftësi të kufizuara ekziston në të gjitha aspektet e jetës sociale dhe private dhe është më i theksuar në punësim, arsim, aksesin në ndërtesa dhe shërbime si dhe në jetën e pavarur. Pozita e personave me aftësi të kufizuara mund të vëzhgohet më mirë, duke marrë parasysh shkallën e lartë të papunësisë, nivelin e ulët të arsimit, varfërinë, përfaqësimin e ulët në jetën politike, riskun e institucionalizimit, si dhe mungesën e përshtatjes për këtë kategori, e cila sjell vështirësi kryesisht në aksesin në shërbime dhe ndërtesa.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.