EKONOMI

MASR: Njoftim i dytë për zëvendësimin e orëve të humbura. Përmbytjet, mësimi vijon normalisht, pezullim vetëm për 28 shkolla

09:29 - 04.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Voltiza DURO

 

Ditën e sotme është pezulluar mësimi për 28 shkolla në të gjithë vendin, si pasojë e përmbytjeve dhe reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Ky lajm është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Lindita Nikolla, e cila tha se procesi mësimor do të pezullohet në disa shkolla në Fier, Vlorë, Kamëz, Tiranë, Pukë, Dibër dhe Kukës. “Në Kukës dy shkolla, 9-vjeçare fshati Grykëçaj, cikël i ulët Domaj në Kolesjan, Bicaj; në Pukë dy shkolla, në shkollën e mesme të bashkuar Iballë, në shkollën 9-vjeçare Fierzë në Fushë-Arrëz; në Dibër tri shkolla, shkolla 9-vjeçare ‘Katund i Ri’; në Krujë një shkollë, ‘Vesel Brama’ në Nikël; në Tiranë një shkollë në një institucion të arsimit parashkollor, ‘Gjysylkanje’ në Pezë dhe në kopshtin ‘Bashkim Berisha’ në Ndroq; në Kamëz janë dy shkolla, ‘Niko Hoxha’ Valias dhe ‘Dritas’ në Zall-Herr; në Kavajë është shkolla 9-vjeçare në Golem; në Fier 9 shkolla, ‘Lëvizja Demokratike Povelsh’, shkolla në Darzezë e Re, shkolla në Ferras, shkolla ‘Xhevit Fetahu’ në Bishan, shkolla në Boçovë, shkolla në Pishë, shkolla në Çerven dhe shkolla e mesme bujqësore ‘Rakip Kryeziu’; në Vlorë 5 shkolla, shkolla ‘Ismail Qemali’ në Novoselë, ‘Kafil Malaj’ në Novoselë, ‘Loni Mone’ në Novoselë, dy në Selenicë”, – u shpreh Nikolla. Ndërkaq, si rezultat i masave të marra nga Shtabet e Emergjencës në çdo qark, u bë e mundur që mësimi të rifillojë sot normalisht në të gjitha shkollat e tjera në vend. Ndërsa në të gjitha ato institucione arsimore, procesi mësimor i të cilave është pezulluar, Ministria e Arsimit do të njoftojë sërish në një moment të dytë sesi do të procedohet për zëvendësimin e orëve të humbura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.