EKONOMI

Ambasada amerikane: Ndihmë për viktimat e dhunës, pavarësisht statusit të imigrimit

10:00 - 08.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Viktimat e dhunës në familje mund të marrin ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht statusit të tyre të imigrimit. Ky njoftim është bërë me dije ditën e djeshme në faqen zyrtare të ambasadës amerikane. “Në Shtetet e Bashkuara të gjitha viktimat e dhunës në familje, pavarësisht statusit të tyre të imigrimit, mund të kërkojnë dhe të marrin ndihmë”,-citon ambasada. Departamenti Amerikan i Shtetit shpreh mirëseardhjen për të gjithë ata që po emigrojnë për të jetuar e punuar në “tokën e premtuar”, normalisht duke qenë zbatues të rregullt të ligjit. Nëpërmjet një website-i dhe pamfleti, të gjithë kandidatët që do të aplikojnë për vizat K-1 si të fejuar të shtetasve amerikanë, viza K-3 e IR-1 / CR-1 si bashkëshortë të shtetasve amerikanë, dhe viza F2A si bashkëshortë të banorëve të përhershëm të ligjshëm të SHBA, mund të informohen mbi të drejtat e tyre ligjore lidhur me dhunën në familje, sulmet seksuale dhe abuzimin e fëmijëve. Gjithashtu, aplikantët kanë të drejtë të marrin informacion në lidhje me ndonjë të shkuar kriminale mbi të fejuarin/ën apo bashkëshortin/en amerikane. “Ne e kuptojmë se nuk mund të njiheni me gjithë ligjet në këtë vend. Ne duam që ju të dini, në të gjitha rrethanat, se dhuna në familje, sulmet seksuale dhe abuzimi i fëmijëve janë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe se të gjithë njerëzit në SHBA janë të garantuar me ligj nga abuzimi. Të gjithë viktimat e dhunës në familje, pavarësisht nga statusi i imigracionit, mund të kërkojnë dhe të marrin ndihmë.”-citohet në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. Më tej ky i fundit thekson se gjatë përgatitjes për intervistën për vizë, aplikanti, gjithashtu, do të duhet të sigurohet që të ketë gati të gjithë dokumentacionin e kërkuar duke përfshirë aplikimin e plotësuar për vizë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.