EKONOMI

Transformimi i Tiranës, Veliaj merr çmimin “Administratori më i mirë i vitit 2017”

10:30 - 08.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana vitet e fundit ka marrë një pamje të re dhe ndryshimi është i ndjeshëm nga të gjithë. Dhe padyshim që meritën kryesore e ka pikërisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili administron qytetin prej më shumë se dy vitesh. Pikërisht nisur nga kjo, Dhoma Kombëtare e Tregtisë i ka akorduar Veliajt mbrëmë, gjatë një mbrëmje gala, çmimin special: “Administratori më i mirë i vitit 2017”.




Vlerësim ky që vjen edhe si një mirënjohje që komuniteti i biznesit ka ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi administrimi i mirë i qytetit sjellë edhe një klimë më të mirë për të bërë biznes në Tiranë. Ky nuk është çmimi i parë që merr kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. Vetëm pak javë më parë ai u vlerësua me çmim për iniciativat inovative që ka ndërmarrë në krye të Bashkisë së Tiranës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.