OPINION

Kosto financiare e ERTV, ndoshta mjafton për bukë e ngrohje…?

16:55 - 14.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Kejdi MEHMETAJ




Qofshim të opozitës apo të mazhorancës, duhet të kërkojmë bashkarisht ndoshta një ndryshim të rregullores së Kuvendit sepse është bërë thuajse e pakuptimtë që thuajse çdo të enjte që ne kemi seancë plenare të vijmë këtu që në orën 10 të mëngjesit të dëgjojmë 4 apo 5 orë batutash dhe pastaj qeveria të largohet ndoshta me ndonjë përjashtim që është gjithmonë z.Majko. Të largohet dhe çdo gjë që ne themi të mos ketë asnjë lloj kuptimi. Kështu që është mirë për aq kohë sa themi se do ballafaqojmë mendimet, të jenë nga të dyja kahet se nuk flasim vetëm për qytetarët por edhe për të thënë programe ide apo për të bërë dhe ndryshime.

Te nderuar qytetare

Është bërë e zakonshme tashmë që seancat plenare të jenë qesharake por edhe të kthehen në dhe burim gazi  për qytetarët. E mira e kësaj mazhorance në fakt është që na bën nder ne dhe ju është që ndryshon ata që na bëjnë për të qeshur nga kjo foltore. Fatmirësisht nuk janë gjithmonë të njëjtët edhe pse për hir të së vërtetës, duhet thënë që, kryeministrin nuk e konkurron asnjëri që provon të bëjë të njëjtën gjë si ai.

E kuptoj që ka disa kolegë nga mazhoranca që kanë më shumë ata probleme me qeverinë sesa ne edhe e kuptoj  që shumë sjellje i bëjnë dhe për të rënë në sy por në fund të ditës ngelen thjesht të vegjël dhe të papërfillshëm në sytë e atyre që vërtet kanë rëndësi që janë qytetarët.

Përpara se të flas dy fjalë mbi aktin normativ dhe rialokimet e fondeve të vitit 201ç, po sjell edhe njëherë në vëmendjen të kolegëve të mazhorancës që kanë folur përpara meje vetëm një çështje dhe vetëm një fjalë Tahirin.Besoj që po të flasim sot për asgjë tjetër përveç se për rastin Tahiri për ministrin më të suksesshëm të qeverisë dhe kryeministrit Rama. Pra po të flasim sot për Tahirin dhe lidhjet e tij me drogën, me grupet e strukturuara kriminale, me pastrimin e parave dhe atë që më së fundmi u vërtetua nga prokuroria: sjelljet e tij korruptive në dhënien e tenderave mendoj që nuk i ngelet fjalë asnjërit nga përfaqësuesit e mazhorancës që të vijnë e të flasin këtu nga kjo foltore madje përkundrazi me kokën ulur duhet të ishin të parët që të largoheshin dhe ti jepnin në fund shansin shqiptarëve që të jetonin në një vend të paktën normal dhe që së paku të kishin një qeveri që e para respekton ligjet, nuk po flasim pastaj për sa punë bën apo nuk bën.

Kështu që edhe njëherë ju ftoj që të paktën këto ditë që ne kemi një fjalë  për qytetarët të jeni më të sinqertë me veten edhe me ne dhe të hiqni dorë nga të qenurit darë për shqiptarët. Ajo darë që po përpiqet tu marrë dhe frymën e fundit që u ka ngelur në shpirt.

Tani le ti kthehemi aktit normativ. Edhe pse me thënë të drejtën unë nuk e prisja që edhe për këtë muaj  të kalonim ndonjë ligj të  rëndësishëm në Parlament sepse është bërë tashmë e dukshme në këto tre muaj që qeveria nuk ka kohë për të punuar  edhe nuk i vëmë faj sepse ka shumë skandale për të mbyllur megjithatë e pashë që kishte ardhur akti normativ. E pashë me vëmendje, e pashë që kishte disa fonde për infrastrukturën. Shyqyr më në fund kryeministri pas katër vitesh u kujtua të kuptoj që infrastruktura është e rëndësishme për këtë vend. Por një gjë më bëri shumë habi. Sesi në një situatë të përmbytjeve  që ne sapo lamë pas në këtë shans që kishte qeveria për të  rialokuar disa fonde asnjëra prej tyre nuk shkonte për të marrë masa për përmbytjet apo akoma dhe më e paimagjinueshme  të shkonte ndonjë sasi parash për të dëmshpërblyer familjet e dëmtuara nga përmbytjet.

Në fakt mendova që sot ndonjë nga përfaqësuesit e qeverisë do vinte dhe do thoshte po ne kemi një plan. Ne e kuptojmë situatën nëpër të cilën kaloi Shqipëria, po ashtu e kuptojmë që nuk ditëm të veprojmë në kohë apo përpara por tani së paku do të gjendemi afër familjeve të përmbytura. Por jo nuk ndodhi si gjithmonë qeveria e shfrytëzoi dhe situatën e përmbytjeve për të bërë shoën e saj të rradhës me çizmet e llastikut edhe më e habitshme për mua me ERTV që vinte nga pas në të gjithë Shqipërinë që besoj aq sa ka kushtuar prodhimi i atij sinjali që të shkonte nëpër televizione, po tju jepej atyre familjeve që ishin të përmbytura dhe të kishin mundësi të zgjidhnin të paktën hallin imediatë të bukës edhe ngrohjes për ato ditë të përmbytjeve. Pra mirë që e kemi sot këtë aktin normativ por disa pyetje ngrihen.

Cfarë investimesh parashikohen të  bëhën në mënyrë që situata të ngjashme  që mund të kalojë Shqipëria edhe në ditët që vazhdon të mos përsëriten të njëjtat dëme. Të mos harrojmë që vitin e kaluar përveç përmbytjes patëm edhe një dimër shumë të ftohtë. A do të jetë edhe ky dimër i ftohtë po ashtu i cili do të mbajë në shtëpi të gjithë shqiptarët sepse kjo qeveri që lekët i bën rrush e kumblla nuk arrin të gjejë mjaftueshëm për  dyer, dritare xhama dhe mure që të paktën shkollat të jenë të ngrohta dhe të mirëpresin fëmijët.

Jam kurioze a ka një plan aktualisht për autostradën me palmat apo pishat  apo për zgjerimin e kanaleve sepse nëse nuk ka e mira është tua themi sot shqiptarëve që të paktën të shesin makinat të blejjnë gomonet që në raste emergjencash të kenë mundësi të lëvizin nga njëri qytet në tjetrin. Gjitashtu jam kurioze a ndihet ndopak keq ndonjë nga kolegët  e mi ministra që ishin aty, bën gjithë ato pamje të jashtëzakonshme me kamera shumë të kushtueshme për të dhënë sadopak nga vetja e vet për këto familje të cilat vërtet kanë nevojë në këtë ditë që ne flasim. Unë jam shumë e sigurt që nuk ka dhe plan nuk do të ketë sepse siç e them shpesh nuk e ka kohën dhe mëndjen kjo qeveri që të merret me hallet e shqiptarëve dhe aq më pak tu jap atyre zgjidhje konkrete. Të jem e sinqertë për mua bëhet gjithmonë më e vështirë që të enjteve të flas nga kjo foltore sepse mendoj që çdo të enjte më shumë ne i largohemi qytetarëve dhe i futemi një vorbulle diskutimesh me njëri tjetrin që nuk na çojnë asgjë kund. Sot qe  një e enjte si gjithë të tjerat, megjithatë mendoj se ështeë momenti të themi boll.Është momenti që të bëhemi serioz. Mos të merret më kryeministri cfarë ka qenë, si do të bëhet, si ka qenë , si do të bëhet se në fund do të mbahet mend si ai kryeministër që jo vetëm vodhi shqiptarët, jo vetëm solli krimin në pushtet por mbi të gjitha si një kryeministër që për vite e vite të tëra dilte në këtë foltore dhe i thoshte Sali Berishës: ti ke qenë më keq se unë.   Nuk mendoj se kjo është një mëritë për të cilën kryeministri do të kishte ndonjëherë dëshirë ta mbajnë mend mbasi mos të jetë më kryeministër.

Dhe për ta mbyllur në fakt kisha dhe një kërkesë tjetër për kolegët. Unë jam shumë e sigurt që e thashë qeveria nuk ka kohë që të dëgjojë qytetarët. Jam shumë e sigurt që dhe qytetarët e kanë kuptuar këtë gjë dhe nuk e marrin as mundimin të kontaktojnë me ta por ama e di shumë mirë që në këtë sallë ka deputetë të rinj të cilët vërtet e mbajnë lidhjen e tyre me qytetarët, vërtet duan të punojnë me ta dhe nuk habitem aspak dhe nëse u dërgojnë 200-300 mesazhe në të njëjtën kohë për shqetësimet që ato kanë. Kështu që do tu lutesha në vorbullën e arrogancës që kryeministri tregon çdo të enjte të ngrihemi të gjithë dhe të mbajmë një qëndrim kur arroganca e tij merr përpara edhe njerëz, mbi të gjitha deputet apo politikanë të rinj të cilët  vërtet duan të bëjnë diçka të mirë për Shqipërinë.Faleminderit

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.