OPINION

Olsi Rama, titulli fitohet në fushë

07:35 - 14.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Ervin BAKU

 

Të hënën në mbrëmje ndoqa prononcimin e Olsi Ramës, drejtor i Përgjithshëm i Partizanit, në lidhje me titullin kampion të vitit 2015-2016 në Kategorinë Superiore në futboll. Olsi Rama deklaroi tekstualisht kështu: “Zyrtarisht i kam bërë kërkesë FSHF-së për titullin kampion të vitit 2015-2016. UEFA ia ka hequr këtë të drejtë Skënderbeut për shkak të dënimit që ata e vuajtën, kështu që ne presim vendimin që të na kalohet ky titull. Pritet që të jepet vendimi nga Gjykata e Apelit në UEFA dhe vendimi të bëhet zyrtar. Por, kjo është kërkesa ime që i kam bërë FSHF-së, sepse Partizanit i takon. Këtu jemi, kemi durim”.

I dashur Olsi,

Titullin, të cilit ju i referoheni, e fitoi Skënderbeu. Skuadra më e mirë shqiptare e të paktën këtyre pesë viteve të fundit. Titullin e fitoi në fushë skuadra që përfaqësoi për herë të dytë Shqipërinë në grupet e Europa League. Unë e kuptoj që një çerek shekulli pa titull nuk është pak. Është shumë. Por më mirë do bëhet. E kuptoj frustrimin tuaj. Sepse e vë veten në vendin tuaj. Por, nga ana tjetër, nuk do ta kërkoja kurrë atë titull në tavolinë. Titulli u mor në fushë. Me meritë të plotë. Nga skuadra me e mirë shqiptare e momentit. Partizani e humbi titullin me Bylisin në Tiranë, i dashur Olsi. E di pse nuk do ta kërkoja kurrë atë titull në tavolinë? Sepse FSHF ia hoqi titullin skuadrës fituese në mënyrën me absurde dhe të turpshme. SKANDAL i madh, Olsi… FSHF e akuzoi Skënderbeun për gjashtë ndeshje të fituara prej tij.

I kam parë direkt të gjashta ato ndeshje… Dhe e dini pse e bëri FSHF-ja këtë? Ishte e detyruar. Nuk ka “faj”, në fakt. Ishte e detyruar. Duhej medoemos t’i bindej dhe të ndiqte UEFA-n. Që për herë të parë në historinë e saj dënoi një skuadër. Pa asnjë provë. Pa asnjë telefonatë, asnjë faks, asnjë sms, asnjë whatsapp, asnjë viber, asnjë e-mail. Asgjë. Ndaj u dënua vetëm një vit. Po të kishte gjetur edhe gjënë më të vogël, UEFA do ia “hidhte çelsat në det” Skënderbeut. Nuk ka faj FSHF-ja. Duhej t’i bindej UEFA-s me servilizëm shembullor dhe me inferioritetin tipik shqiptar… FSHF-ja edhe mund t’ia u japë titullin në tavolinë. Sepse jetojmë në Shqipëri. Ku në pritje të të famshmit “veting”, padrejtësia është “Mbret”. Mbreti i vërtetë aktual i futbollit shqiptar luajti në Europë dhe na nderoi me përfaqësimin e tij dinjitoz. Mbreti i vërtetë aktual i futbollit shqiptar e fitoi titullin në fushë. Aty ku titujt fitohen. Pyesni Luçiano Moxhin për këtë… Suksese dhe punë të mbarë, Olsi Rama! Me shpirt jua uroj… Sepse dua ta shikoj legjendën në vendin që i takon.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.