LIFE STYLE

Kujdes nga “selfie”, rrezikoheni të sëmureni

10:28 - 17.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa më shumë apo disa më pak, duhet ta pranojmë se “selfie” janë bërë pjesë e aktiviteteve tona ditore.




Përveç zhvillimit të teknologjisë dhe evoluimit të smartphone-ëve, rrjetet sociale kanë ndikim e tyre në rritjen e numrit të “selfie”.

Sipas një studimi të fundit, nëse dëshira për të bërë “selfie” është tepër e madhe, mund të vuani nga një “kompleks psikologjik”.

I njohur me termin “selfitis”, përkufizohet si kryerja e shumtë e “selfie-ve” dhe nisi të përdorej si term fillimisht në 2014-ën në artikujt shkencor, duke iu referuar një çrregullimi mendor nga American Psychiatric Association.

Doktori Mark Griffiths, pjesë e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin Nottingham Trent, u shpreh: “Ndonëse më parë nuk mund të shikohej kryerja e “selfie” si një çrregullim mendor, tani ne jemi duke punuar për të zhvilluar “Vëllimin e parë të sjelljes së selfie-ve” në botë, si një  manual për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të  pacientëve”.

Teksa studiuesi, Dr Janarthanan Balakrishnan u shpreh se përgjithësisht personat që vuajnë nga ky çrregullim janë ata me vetëbesim të ulët dhe që përpiqen të përshtaten me personat përreth, duke shfaqur simptoma të ngjashme me sjelljet e tjera potencialisht problematike.

Në studim morën pjesë rreth 400 pjesëmarrës në Indi, si vendi me më shumë përdorues të Facebook.

Burimi: The Indipendent


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.