EKONOMI

“Për të përafruar të ardhurat me BE, do të duhen edhe 50 vjet”

20:13 - 19.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valbona Zeneli, Drejtore e Eurazisë në Qendrën Marshall teksa komentoi situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat e tij për të qenë pjesë e strukturave europiane, deklaroi se këtyre vendeve do t’i duhen edhe 50 vite të tjera për të përafruar të ardhurat me BE. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Zeneli foli edhe për librin e saj “Në opinionin tim”. Po ashtu ajo theksoi se çelësi i ‘bashkimit’ është tregu rajonal, i cili do të çonte në treg global.




“Ky libër është një përmbledhje e thjeshtë për të dëgjuar një këndvështrim. Ndaj e kam quajtur atë me titullin ‘Në opinionin tim’. Në fillim të tranzicionit, ishte ajo shpresë që do të përafroheshin pagat apo jeta me ato të BE. Le të themi se pas viteve 2000 optimizmi u rrit shumë, pasi Ballkani Perëndimor pati rritje të madhe ekonomike. Në ekonomi ekziston një rregull shumë i thjeshtë, i 72-it. Nëse llogarisni të ardhurat e sotme në Ballkanin Perëndimor që nuk i kalojnë 1-2 përqind. Do të thotë se duhet 25-35 vite që të dyfishohen të ardhurat. Për t’u përafruar me BE, do të thotë se duhet më tepër fatkeqësisht se 50 vjet për t’u përafruar me ato të ardhura. E kam hedhur këtë ide tek e përditshmja “Panorama’ që është një fazë që vendet e rajonit duhet të përgatiten për në BE. Nëse do të shohim marrëdhëniet tregtare ndër vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ulta. Duhet një treg rajonal. Nëse e shohim në perspektivë kaq të ngushtë, e shohim në këndvështrimin miop. Vendet e BE janë vendet kryesore në botë sa i takon investimeve të tyre direkte”, tha Zeneli.

Zeneli u ndal edhe tek roli i Kinës në infrastrukturën ekonomike, ndërsa shtoi se 50 % e investimeve shkojnë për Serbinë duke qenë se është partnerja strategjike.

“Me rëndësi është infrastruktura, por më e rëndësishme infrastruktura institucionale. Pra duhet klima për të bërë biznes. Nëse krijohen ambientet e favorshme, do të vijnë klientë të huaj bashkë me investime të huaja. 5 vite më parë, kur nisi 16+1 si iniciativë, u mendua se Kina po vjen si ‘shpëtuese’. Nëse do bënim një llogari sot pas 5 vitesh, ka shumë pak projekte sesa ato që ishin premtuar. Partneri strategjik i Kinës është Serbia, ndërsa si portë hyrëse është porti i Pireut në Greqi. Ndaj interesante është ideja e përdorjes së Beogradit me këtë linjë. Edhe në Ballkanin Perëndimor, rruga e BE nuk është e mbyllur siç e shihnim ne. Ka një iniciativë që është ndërmarrë nga Gjermania, që po punon me Ballkanin perëndimor në dy drejtime. Pasi kur u mbajt konferenca e Berlinit, ajo u shoqërua me një konferencë politike. Nëse Ballkani s’do të ketë prosperitet ekonomik, ky është çelësi. Ndaj mendoj se integrimi i fortë ekonomik do të shërbejë si ndihmë për këto vende.”, tha ajo.

Balkanweb: http://www.balkanweb.com/site/per-te-perafruar-te-ardhurat-me-be-do-te-duhen-edhe-50-vjet/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.