EKONOMI

Babai i përgjigjet Live vajzës: S’të jap asgjë! Doje të na digjje të gjallë

13:50 - 21.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një konflikt për ndarjen e pasurisë ka bërë që babë e bijë të ndërpresin marrëdhëniet, ndërsa janë përballur sot live në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”.




Afërdita Ilami, një 45-vjeçare nga Tirana është bërë sot protagoniste e emisionit, ndërsa rrëfen kalvarin e vuajtjeve dhe sherrin me babain dhe vëllezërit për pasurinë, që sipas saj duhet të ishte ndarë në mënyrë të barabartë. Nëna e një fëmijë 3 vjeç tregon se ndodhet në kushte të vështira ekonomike, ndërsa babai ka hequr dorë nga ndihma, duke refuzuar kështu t’i japë edhe atë që i takon.

“Që kur ngela shtatzënë i them babait që të më ndihmonte. Burrin e kam në një moshë të thyer dhe ka probleme me shtyllën kurioze. Unë i kërkova që të më jepte një hyrje siç më kishte premtuar. Kishim një shtëpi dy-katëshe. Kemi punuar dhe sakrifikuar të gjithë. Babai mori disa hyrje, dhe një për mua. E mori në emër të vet dhe me një pjesë kredie. Shtëpia ishte dhënë me qira. Kur u martua vëllai, që ditën që erdhi nusja, babai u tha se shtëpinë e ka vajza, për mua. Sa u martua vëllai i vogël, babai ndryshoi shumë. Kur ngela shtatzënë nisi ftohja totale. Shkova para një muaj t’i kërkoja lekë babait sepse s’kisha lekë. Në 3 janar të 2016-ës shkoj në shtëpi. Isha ngushtë. Ishte viti i ri dhe shkoj. U kërkoj pjesën time në sy të të gjithëve. Më tha; nuk të jap fare. Ajo hyrje jepet me qira. Aty më thirrën policinë. Ai ma gjeti burrin, më tha merre se është i mirë”, tha Afërdita.

SI LINDI KONFLIKTI
Afërdita tregon se bashkë me prindërit dhe vëllezërit kishin punuar, ndërsa lekët ia kishte dorëzuar babait gjithmonë. Ai kishte blerë disa hyrje në Tiranë, ndërsa njërën prej tyre ia kishte premtuar Afërditës. 45-vjeçarja u martua në 25 dhjetor 2011 me shkesi dhe vetë babai ka qenë ai që e ka gjetur dhëndrin. Babai i ka thënë bashkëshortit të vajzë që sa të mbaronte kredia do t’i rregullonte do t’i jepte një shtëpi të jetonin sepse vajzën e kishte pike të dobët. Por para 2 vitesh babai i Afërditës shiti një lokal në shumën mbi 100 mijë euro në zonën e Tiranës se Re dhe asgjë nga këto të ardhura nuk i dha vajzës. Aktualisht Afërdita jeton në një banesë të tyren në zonën e Medresesë, të cilët e ka ndërtuar i shoqi i saj para 6-7 vitesh. Por që kur Afërdita kërkoi shtëpinë e babai i premtoi, vajza nuk lejohet më që të shkojë tek ai.

Babai e akuzon live: Doje të na digje si shtëpi të gjallë, më theve hundën
Pas rrëfimit që bëri një studio, Afërdita është përballur live me babain e saj, Haxhi Ilamin. Ky i fundit akuzoi të bijën, ndërsa tha se dy vite më parë ajo kishte tentuar që t’i digjte me vaj të gjithë si shtëpi. Po ashtu ai shkoi edhe më tej me dëshminë në një lidhje telefonike, ndërsa tha se ajo i kishte thyer edhe hundën.

“S’do ma kishte marrë mendja. Ajo që është aty është fëmija imje. Ajo të ketë turp që del aty. Babain se ke takuar dhe si ke thënë që do shkojë tek emisioni. Je e pafytyrë dhe turp të kesh që ke dalë aty. Je për të çuar në burg ti. Kam respekt për juve (për stafin e emisionit). Nuk rikuperohen më marrëdhëniet për arsyet se ça ka bërë ai fëmijë ndaj meje, ndaj vëllait të vet dhe njerëz të mi, s’falen. Para dy vitesh ka ardhur për vit të ri, kishte ardhur i vëllai nga Itali, dhe motra dhe dhëndri me fëmijët. Në sobë ishte gjysmë e tenxheres me vaj, ajo e hodhi. Shyqyr që nuk u dogjëm. Sikur të kishte qen soba me flakë, do digjej gjithë shtëpia. Ca nuk ka bërë. Është turp që ka dalë aty. Ajo të gjejë një avokat, dhe të shkojë në gjykatë. Më ka thyer hundën, nuk merrem me fytyrën e asaj. Ajo është e pafytyrë. Ndoshta e kam toleruar. Nëse ajo ka pronësi tek apartamenti, le të shkojë ta marr në gjykatë. Jam penduar, dhe nuk ia jap më. Skam për t’ja dhënë më. E kam me qira. Ajo prej 4 vitesh qiranë e banesës, por s’ja jap më”, tha Haxhi Ilamin.

Burimi: BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.