BOTA

Makina përplas këmbësorët, policia zbardh ngjarjen

12:37 - 21.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Personi i cili përplasi me makinë këmbësorët në Melbourne të Australisë, është përdorues i lëndëve narkotike si edhe me probleme mendore por jo lidhje me terroristët, ka bërë të ditur zyrtarisht policia.




Shtetasi australian me prejardhje afgane është marrë në paraburgim pas një përleshje në vendin e ngjarjes me autoritetet.

Makina që  32-vjeçari po ngiste goditi një numër të këmbësorëve në Flinders Street, një kryqëzim i zënë në qendër të qytetit, tha Policia e Victorias.

Katërmbëdhjetë njerëz janë plagosur, teksa disa janë në një gjendje kritike.

Një njeri i dytë, 24 vjeçar, u arrestua pasi u pa duke filmuar incidentin. Ai kishte një thes me thika në çantë, shtoi policia.

SUV i bardhë goditi këmbësorët pas orës 16:30 me orën lokale (05:30 GMT).

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.