EKONOMI

Reforma në sektorin e ujit, ujësjellësit nisin tenderat për sahatë të rinj

12:05 - 21.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë ata që nuk kanë një kontratë me ujësjellës-kanalizime në Bashkinë e tyre, u është lënë afat deri në fund të shkurtit për t’u formalizuar pa penalitete. Pas kësaj date, ashtu sikurse është nënvizuar nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri do të nisë një aksion i gjerë që do të marrë masa të ashpra ndaj çdo ndërhyrje të jashtligjshme në rrjet.




Në një takim me donatorët, Gjiknuri, tha se ka një interes të madh të qytetarëve për tu formalizuar dhe duket se në vazhdën e kësaj vjen edhe lëvizja e bërë nga disa ndermarrje ujësjellësi në vend. Këto të fundit kanë hapur procedura për blerje matës uji dhe vetëm në dhjetor janë të paktën tre ujësjellës që kanë hapur procedurat e prokurimit për blerje matësish të rinj.

E para është Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Kamzës e cila ka hapur një procedurë prokurimi më datë 5 dhjetor me një fond limit 3 milionë lekë. E dyta është Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime e Mallakastrës me një procedurë të hapur në 14 dhjetor me një fond limit prej 3 milionë lekësh.

E treta është Sh.a Ujësjellës Kanalizime Librazht me një procedure të hapur në 18 dhjetor 2017 dhe me një fond prej 1.95 milionë lekë. Reforma në sektorin e ujit erdhi si një nga angazhimët kyçe të qeverisë për të stabilizuar problematikën e trashëguar në vite dhe ku të paktën 67% e ujit humbet ndërkohë qe pjesa më e madhe e ndermarrjeve publike regjistrojnë bilance negative.

Gjithsesi nje plan më i detajuar për atë që do të ndodhë në vijim pritet të zbardhet në fillim të vitit 2018. /Monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.