EKONOMI

Aplikimi për regjistrim prone dhe leje ndërtimi, dokumentet që kërkohen

16:09 - 23.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëpërmjet shërbimit ” Aplikim për marrje fletë projekti”, ju mund të merrni on line dokumentin teknik arkivor “Fletë projekti”, që nevojitet për regjistrim prone, leje ndërtimi, proces gjyqësor, efekt tatimor, studime etj.




Ky proces mund të kryhet sa më thjeshtë, duke klikuar në portalin “e-Albania”

Dokumentacioni i nevojshëm

– Dokument identifikimi (ID) ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t’u loguar në portal)

– Shkresë kur kërkohet nga subjekte shtetërore ose private

Hapat e procedurës

– Identifikohuni në portalin e-Albania

– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për marrje fletë projekti”

– Klikoni butonin “Përdor”

– Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e kërkuara

– Dërgoni aplikimin duke klikuar mbi butonin “Apliko”

– Ruani numrin e aplikimit të dërguar, me të cilin mund ta kërkoni më pas duke shtypur butonin “Aplikimet e mia” dhe të gjurmoni në çdo moment statusin e aplikimit tuaj

– Punonjësi i specializuar i AQTN-së njoftohet elektronikisht për ardhjen e aplikimit te ri, ku pasi shqyrton kërkesën, e aprovon ose refuzon atë (nëse kërkesa nuk është e qartë ose nuk disponohet dokumentacioni i kërkuar).

– Në çdo rast (refuzimit apo aprovimit të kërkesës), ju mund të gjurmoni statusin e aplikimit tuaj në kolonën “Statusi”, pasi të kërkoni aplikimin tuaj nëpërmjet butonit “Aplikimet e mia”

– Pas aprovimit të kërkesës, punonjësi i specializuar i AQTN-së faturon shërbimin e kërkuar.

– Në këtë moment, ju mund të shikoni detajet e faturës të shërbimit për të cilin po aplikoni, duke kërkuar aplikimin tuaj nëpërmjet opsionit “Aplikimet e mia” dhe duke shtypur më pas butonin “Shfaq”

– Kryeni më pas pagesën e shërbimit duke shtypur butonin “Paguaj” dhe duke zgjedhur bankën që ofron këtë shërbim.

– Pas marrjes së konfirmimit dhe të pagesës përkatëse nga AQTN-ja, punonjësi i specializuar i AQTN-së përgatit dokumentin e kërkuar dhe ju mund ta shkarkoni atë duke klikuar butonin “Dokumentet” , tek ndërfaqja që ju hapet pasi kërkoni aplikimin tuaj nëpërmjet butonit “Aplikimet e mia”.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit

Koha për marrjen e një dokumenti arkivor është 1 ditë pune, ndërkohë që kostoja për marrjen e shërbimit është 2415 lekë të reja./ Scan


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.