EKONOMI

“Luarasi” merr vlerësim ekselent nga britanikët, akreditohet për 6 vjet. Rektori Ruka: Së shpejti çelet fakulteti i tretë

09:17 - 23.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kolegji Universitar “Luarasi” është vlerësuar në nivel ekselent për sa i përket cilësisë maksimale të arsimit që ofron për studentët e tij. Ekipi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë vendosi që ky institucion të marrë akreditimin për plot 6 vjet, duke e renditur kështu në katërshen më të mirë të universiteteve publike dhe private në vend. Kjo agjenci arriti në konkluzionin se “Luarasi” i përmbush maksimalisht të gjitha standardet shtetërore të cilësisë në të 5 fushat e akreditimit. Rektori i këtij kolegji universitar, Et’hem Ruka theksoi se akreditimi i plote dhe certifikimi për 6 vite akademike është vule besueshmërie për opinion publik.




“Sot, Kolegji Universitar “Luarasi” është njoftuar zyrtarisht nga bordi i përgjithshëm lidhur me akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë. Vlerësimi ka qenë maksimal, ekselent. Institucioni ynë ka një vlerësim akreditues për 6 vite, i cili përfundon në 14 dhjetor të vitit 2023 dhe praktikisht renditemi në 4 institucionet më të mira të Republikës së Shqipërisë, lidhur me kualitetin e arsimit”,-u shpreh rektori i “Luarasit”, Ruka. Më tej, ai bëri me dije se së shpejti, “Luarasi” do të çelë edhe fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, duke krijuar kështu profesionistë me standarde të larta europiane në një fushë tepër të kërkuar nga tregu. Ndërkaq, ky kolegj universitar po siguron garancitë e burimeve njerëzore si dhe po investon në hapjen e ciklit të tretë të studimeve, në doktoraturë. Më tej rektori i këtij institucioni arsimor elitar, ka shprehur mirënjohjen për studentët, stafin e kualifikuar dhe në mënyrë të veçantë ka vlerësuar mbështetjen e paçmuar e të vazhdueshme të HYSENBELLIU GROUP, i cili ka stimuluar lirinë akademike dhe arsimimin kualitativ të brezave të rinj. vo.du.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.