EKONOMI

Shpërblimi për përmbytjet, nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë

11:00 - 23.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Shpërndahen shpërblimet për 2917 punonjës të Forcave të Armatosura si dhe për 330 punonjës të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe të reparteve të FNSH-së. Përfituesit shpërblehen për angazhimin në situatën emergjente të krijuar në disa zona të vendit nga përmbytjet. Ministria e Financave ka akorduar fondin prej 63 290 000 lekë për këto kategori punonjësish. Vendimi për shpërblimin e 3247 punonjësve është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi sot.




Masa e shpërblimit
Masa e shpërblimit është nga 20 mijë lekë të reja, deri në 50 mijë lekë. Kështu, sipas ndarjes së bërë në këtë vendim, 298 punonjësve nga Forcat e Armatosura do t’u ndahet shuma 14 900 000 lekë, që do të thotë se për çdo punonjës do të ketë nga 50 mijë lekë të reja shpërblim. Rreth 1560 punonjës nga Forcat e Armatosura do të ndajnë shumën 31 200 000 lekë, përcaktuar nga Ministria e Financave dhe ajo e Mbrojtjes, që do të thotë se do të marrin nga 20 mijë lekë të reja secili. Ndërsa 1059 punonjës nga Forcat e Armatosura ndajnë shumën 10 590 000 lekë dhe secili do të marrë nga 10 mijë lekë shpërblim. Ndërkohë, po sipas këtij vendimi, shpërblimi i punonjësve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit të bëhet do të jetë për rreth 330 veta, në masën 20 000 lekë për punonjës. Për repartin special RENEA dhe repartet e FNSH-ve Tiranë, Fier dhe Shkodër do të shpërblehen 70 punonjës, 60 punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, po ashtu do të marrin këtë masë shpërblimi. Po 20 mijë lekë të reja do të marrin edhe 30 punonjës të Policisë Durrës, 30 punonjës të Policisë Tiranë, 70 punonjës të Policisë Vlorë, si dhe 70 punonjës të Drejtorisë Vendore të Kufirit, Migracionit Vlorë dhe repartit “Delta Force”.

Shpërblimet

• Ministrisë së Mbrojtjes, fondi 56 690 000 lekë.
• Ministrisë së Brendshme, fondi 6 600 000 lekë.

• Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme
298 punonjës nga Forcat e Armatosura, në shumën 14 900 000 lekë.
1560 punonjës nga Forcat e Armatosura, në shumën 31 200 000 lekë.
1059 punonjës nga Forcat e Armatosura, në shumën 10 590 000 lekë.

Policisë së Shtetit, 20 000 lekë për punonjës, për 330 punonjës
Për RENEA dhe FNSH-në Tiranë, Fier dhe Shkodër, 70 punonjës.
• Për Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, 60 punonjës.
• Për Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, 30 punonjës.
• Për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, 30 punonjës.
• Për Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, 70 punonjës.
• Për Drejtorinë Vendore të Kufirit, Migracionit Vlorë dhe repartin “Delta Force”, 70 punonjës.

Shumat e shpërblimit
298 punonjës të FA marrin nga 50 mijë lekë të reja.
1560 punonjës të FA marrin nga 20 mijë lekë të reja.
1059 punonjës të FA marrin nga 10 mijë lekë të reja.
330 punonjës të Policisë së Shtetit dhe RENEA e FNSH në Tiranë, Fier e Shkodër marrin nga 20 mijë lekë të reja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.