EKONOMI

Taksat e makinave, formula e pagës në vitin 2018

10:15 - 23.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndryshon taksimi për makinat në vitin 2018. Ndryshimet në ligjin për taksat kombëtare kanë prekur edhe taksën për automjetet, duke përfshirë në klasifikim “Automjet luksoz” autoveturat deri 6+1 dhe që kanë vlerën e tregut mbi 5 milionë lekë.




Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të këtyre ndryshimeve, ka sjellë edhe një herë në vëmendje për qytetaret risitë në ligjin “Për taksat kombëtare”, ku përfshihet edhe ajo për automjetet.

“Në kuadër të Paketës së re Fiskale, e cila do të zbatohet përgjatë vitit 2018, me ligjin nr.104/2017 Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, ka pësuar ndryshim trajtimi i atyre që quhen mjete luksi, ku për efekte takse, “Automjet luksoz” konsiderohen autoveturat deri 6+1.

Nga llogaritjet e Ministrisë së Financave, ndryshimet në ligj të lidhura me automjetet e luksit pritet të japin një efekt pozitiv prej 19 milionë lekësh në buxhet.

Me ligj, këtë taksë e paguanin të gjithë ato mjete 4+1 që kishin cilindratë mbi 3000 cm³, ose vlerë të barabartë ose më shumë se 5 milionë lekë. Vendimi për “makinat e luksit” vjen si korrigjim i një parashikimi ligjor, që ka rezultuar se ka krijuar shteg për evazion fiskal. “Ky propozim ka ardhur nga DPTSHRR në cilësinë e agjentit që mbledh taksën e regjistrimi fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze.

Ky institucion ka përcjellë shqetësimin lidhur me kërkesën e pronarëve të mjeteve për të bërë ndryshim konstruktiv të mjeteve, të cilat kanë cilindratë më të madhe se 3000 cm3, ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë, lidhur me numrin e vendeve duke kërkuar uljen nga 4+1 në 6+1. Kjo kërkesë bëhet me qëllim shmangien e kësaj takse.

Sipas DPTSHRR, janë rreth 909 autovetura të regjistruara aktualisht me kapacitet 6+1, të cilat u janë nënshtruar modifikimeve për arsye të evitimit të kësaj takse. Efekti negativ në buxhetin e shtetit është 19.000.000 lekë nga mostaksimi i këtyre automjeteve, të cilat duhet të konsiderohen makina luksi. Për këtë qëllim propozohet me anë të këtij ligji rritja e kapacitetit të vendeve nga 4+1 në 6+1”, shkruhet në relacionin që shoqëron ndryshimet ligjore. Ligji është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi me datë 01 janar 2018.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.