EKONOMI

Dy surpriza për qytetarët në 2018, Erion Veliaj: Tirana do t’ia kalojë Shkodrës për…

11:27 - 24.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas testimit të autobusit elektrik dhe të flotës së parë të taksive elektrike, rrugët e kryeqytetit pritet që të mbushen nga 4 mijë biçikleta të cilat do të mund të përdoren nga qytetarët në çdo cep të Tiranës.




I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Veliaj bëri të ditur se rreth 4 mijë biçikleta të pajisura me GPS do të jenë në shërbim të qytetarëve kundrejt një pagese edhe më të vogël se një biletë autobusi. “Më parë bëra një premtim për pistë të hedhjes me parashutë. Për 2018-n jam gati të vë bast se do të jetë viti i biçikletave. Do të kemi më shumë biçikleta edhe se Shkodra.

Do kemi më shumë korsi të dedikuara dhe rreth 34 mijë biçikleta të tipit bike share. Këto biçikletave do të jenë për përdorim publik. Do të kenë një kosto më të ulët se sa një biletë autobusi. Ti do të kesh mundësi që ta lesh kudo edhe nëse s’ka stacion biçikletash sepse biçikletat do të jenë me GPS. Nëse ne do ulim përdorimin e makinës, do ulim ndjeshëm, ndotjen  dhe do i japim më shumë oksigjen Tiranës”, tha Veliaj.

Por një tjetër surprizë i pret edhe të gjithë ata që kalojnë përmes sheshit “Skënderbej”, i cili është kthyer këtë vit vendi ideal për të realizuar një fotografi dhe për të pasur një kujtim me miqtë. Tashmë qytetarët nuk do të duhen të bëhen merak nëse celulari i tyre nuk ka bateri, pasi Bashkia planifikon që të vendosen karikues pa qenë nevoja për t’u lidhur. “Shumë shpejt do të kemi stola që jo vetëm të karikojnë celularin, por edhe me kontakt, pa e vënë fare në prizë”, deklaroi Veliaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.