LIFE STYLE

Trajtoni infeksionet urinare me çajin e mustaqeve të misrit

10:23 - 25.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mustaqet e misrit mbartin vlera të mëdha kurative pasi janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes, siç janë: kaliumi, kalciumi, vitaminat B2, C dhe K, madje janë burim i proteinave, karbohidrateve, mineraleve, vitaminave dhe fibrave. Këto fije të holla, në dukje jo fort të fuqishme, mund të përdoren kundër infeksioneve të fshikëzës së urinës, inflamacionit në sistemin urinar, prostatës dhe gurëve në veshka. Mustaqet e misrit janë përdorur edhe për disa sëmundje të zemrës, diabetin, tensionin e lartë të gjakut, lodhjen dhe nivelin e lartë të kolesterolit. Për më tepër, ato përmbajnë disa substanca kimi-ke që ndihmojnë organizmin të nxjerrë jashtë lëngjet dhe kripën e tepërt nëpërmjet urinimin, ndryshojnë nivelet e sheqernave në gjak dhe ulin inflamacionin.
Efektet kuruese:





1. Trajtojnë infeksionet urinare.
2. Luajnë rol diuretik.
3. Parandalojnë formimin e gurëve në veshka.
4. Shmangin mpiksjen e gjakut.
5. Ulin tensionin e gjakut.
6. Ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqernave në gjak
7. Shërojnë problemet shëndetësore të shkaktuara nga inflamacioni.
8. Luftojnë kolesterolin.
9. Janë burim i vitaminës C.
10. Përdoren kundër obezitetit.
Mustaqet e misrit mund të përdoren edhe si çaj ose në lëng me të cilin mund të lyeni lëkurën problematike të prekur nga aknet dhe njollat. Ato zbehin kruarjet dhe dhimbjet e shkaktuara nga lëndimet e lëkurës.
Megjithatë, duhet të kini kujdes në përdorimin e mustaqeve të misrit, sidomos nëse jeni duke përdorur medikamente të ndryshme, sepse mustaqet e misrit ulin nivelin e sheqernave në gjak. Nëse jeni duke marrë ilaçe kundër diabetit, atëherë nuk duhet të konsumoni mustaqet e misrit në të njëjtën kohë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.