BOTA

VIDEO/ Vogëlushja emocionohet kur dëgjon për herë të parë zërin e nënës

14:25 - 26.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale është bërë virale, teksa vogëlushja Maggie nga Karolina e Jugut, dëgjon për herë të parë zërin e nënës së saj.




Maggie ka lindur me dy defekte, të cilat e lanë atë pa formimin e plotë të strukturës së veshit, në mënyrë që ajo të dëgjoj qartë.

Familja e saj ka filmuar momentin gjatë vizitës në një klinikë, ku falë një pajisje mjekësore vogëlushja ka mundur të dëgjojë.

Në fillim, ajo shikonte ngadalë përreth, pa reaguar, veprimin e së cilës doktoresha siguroi është normale kur përjeton tinguj të rinj.

Por kur nëna e saj thërret ‘Maggie!’ sytë e vajzës rrotullohen dhe ajo emocionohet nga gëzimi.

Rreth një në çdo 5.000 deri në 7.000 bebe lindin me microtia,  zakonisht e quajtur ‘veshi i vogël’ çdo vit.

Dëmi i lindjes së veshit të brendshëm, i quajtur atresia aurore, është e zakonshme tek fëmijët me microtia.

Kushtet zakonisht ndodhin në vetëm një vesh, siç ishte rasti i Maggie, por ende e pengon dëgjimin.

Kirurgjia rikonstruktive mund t’u japë fëmijëve me microti dhe me atresinë rreth 60 përqind të dëgjimit të tyre, por Maggie nuk do të ketë të drejtë për operacion derisa të jetë së paku tre vjeç.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.