KULTURË

FOTO/ Vajza e Dritëro Agollit kujton të atin, poston fotografinë e rrallë të shkrimtarit

22:25 - 27.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elona Agolli, vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, ka zgjedhur që në këtë atmosferë festash, të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi që na kthen pas në kohë.




Në foto shihet shkrimtari dhe vetë Elona kur ishte vajzë e vogël, ku kanë pozuar tek pema e Vitit të ri.

Vetë Elona nuk ka dashur të lërë asnjë shënim, dhe për hir të së vërtetës fotografia flet vetë, si për të treguar se në këto festa mungesa e babait të saj është ende e madhe.

Kujtojmë se shkrimtari i madh Dritëro Agolli  u nda nga jeta më 3 shkurt të vitit 2017, për shkak të sëmundjes polmunare kronike nga e cila vuante prej vitesh.

Përkeqësimi i shëndetit të tij ishte paralajmëruar edhe nga e bija e cila shkruante në atë kohë se “babai po luftonte me errësirën”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.