KULTURË

Arkivat thyejnë kufijtë, bashkojnë Shqipërinë me Kosovën

10:36 - 28.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës promovoi dje Revistën Arkivore, që do të botohet nga ky vit si botim i përbashkët i dy arkivave, pjesë e përpjekjes së unifikimit të punës arkivore në të gjitha Trevat Kombëtare. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dy drejtorët e dy institucioneve kryesore, Ardit Bido drejtor i përgjithshëm i Arkivave Shqiptare e Ramë Manaj Kryeshef, i Arkivave të Kosovës. Në takim morën pjesë edhe Pranvera Dibra drejtoreshë e Arkivit të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme dhe Skënder Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë.





“Kemi sot kënaqësinë të kurorëzojmë një bashkëpunim të vyer ndërmjet të gjithë trashëgimisë tonë kulturore materiale, dokumentare, Revistën Arkivore e cila është në vijim të Konferencës së Parë Mbarëkombëtare të Arkivistikës, e vetmja në Shqipëri që është një produkt i përbashkët midis dy arkivave Agjencisë së Arkivave të Kosovës dhe në të ardhmen e afërt dhe të institucioneve të trashëgimisë kulturore shqiptare në Maqedoni. Prandaj është një kënaqësi e veçantë, që në kuadër të vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ne do të dalim me produkte reale, të cilat ndihmojnë në ngritjen e vëmendjes dhe në zhvillimin e bashkëpunimit institucional konkret dhe të prekshëm ndërmjet të gjitha institucioneve e të gjitha trevave shqiptare që kanë të bëjnë me trashëgiminë tonë kulturore”, – tha Bido. Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës shtoi se, “në këtë manifestim të vlefshëm shpreh kënaqësinë që në fund të këtij viti dhe në kuadër të vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që bashkëpunimin midis dy arkivave ta përfundojmë edhe me një sukses pune. Shpreh edhe nevojën e këtij bashkëpunimi sepse përvoja, ekspertizat e zhvillimet e veprimtarisë arkivore si profesion, por edhe si veprimtari shkencore kanë nevojë të unifikohen në një revistë të tillë të përbashkët me qëllimin e unifikimit si kontribut shkencor”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.