KULTURË

E drejta për të qenë ndryshe sipas Fredrik Backman

08:08 - 29.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga autori Fredrik Backman, i njohur në mbarë botën me romanin e tij bestseller “Një burrë i quajtur Uve”, kemi në gjuhën shqipe një libër të dytë të tij që do të kënaqë këdo që ka pasur ndonjëherë një gjyshe, një roman tjetër me karaktere të paharrueshme. Një histori për të drejtat më thelbësore të njeriut: e drejta për të qenë të ndryshëm. Fredrik Backman, me ironi të hollë dhe emocionuese, personazhet e librave të tij i çoi te lexuesit e më shumë se dyzet vendeve të botës.
Elsa është pothuajse tetë vjeçe. Në shkollë thonë se ajo është “shumë e pjekur për moshën e saj” dhe ajo e di se kjo përkthehet ndryshe: “mjaft shqetësuese për moshën që ka”. Gjyshja e saj është shtatëdhjetë e shtatë, por mosha nuk e pengon që ta jetojë jetën. Disa mund ta thërrasin gjyshen e Elsës “të çuditshme”, ose edhe “të çmendur”, por Elsa e quan atë një superheroinë.




Tregimet gjyshes për kalorësit dhe princeshat, dragonjtë dhe kështjellat, janë superfuqia e saj. Ndërsa ngjarjet në roman rrjedhin, një ndryshim fati e orientoi Elsën duke e lënë atë vetëm me një seri letrash të gjata, në të cilat gjyshja u kërkon ndjesë shumë njerëzve që ka njohur në jetë. Elsa ka një detyrë, t’ia dorëzojë secilën letër marrësit të saj. Është fillimi i një aventure të madhe: letrat, njohja me fqinjët dhe me njerëz me histori dashurie të papritura, e bëjnë Elsën ta njohë jetën e vërtetë të gjyshes së saj. Elsa po fillon të kuptojë se heronjtë nuk ekzistojnë vetëm në mbretëritë imagjinare; ata mund të jetojnë edhe poshtë katit të banesës së saj. Të kesh një gjyshe është si të kesh me vete një ushtri të tërë që të mbron përherë. Gjithkush kujton tregimet që rrëfen ose rrëfente gjyshja e tij. Ndërsa afrohet Krishtlindja, madje edhe gjyshet më të mira superheroina mund të kenë një ose dy gjëra për të cilat do të dëshironin të kërkonin falje. Dhe, në këtë proces lidhur me gjyshen e saj, Elsa ndodhet midis aventurave që i japin një kuptim të ri jetës së saj.

Përkthyese Oriana Tamburi
Redaktor: Loredan Bubani
Faqe: 372
Çmimi: 1000 lekë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.