POLITIKË

Qeveria urdhër 28 institucioneve: Verifikoni online gjendjet gjyqësore!

18:04 - 30.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria i hapi rrugë 28 institucioneve që të kenë akses në verifikim online të gjendjes gjyqësore për individët që duhen të pajisen me këtë shërbim.
Ky vendim u mor të premten duke u botuar edhe në fletoren Zyrtare. Institucionet që kanë akses janë zyra e presidentit të Republikës, Kuvendi, Kryeministria, të gjitha prokuroritë dhe gjykata, Banka e Shqipërisë si edhe misionet diplomatike.




Po kështu, do të operohet edhe me institucionet e tjera shtetërore, ku duhet të paraqiten pranë ministrisë së Drejtësisë e më pas do të pajisen me kodet përkatëse të regjistrimit Elektronik të gjendjes gjyqësore.

Kjo formë e re e marrjes së kohë të shpejtë të gjendjes gjyqësore do të ndihmojë ndjeshëm në uljen e kohës së aplikimi dhe që merrej vetëm te ministria e Drejtësisë dhe në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve./Abcnews


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.