LIFE STYLE

Festat e fundvitit, periudhë e gabuar për t’u njohur me prindërit e njëri-tjetrit

10:11 - 31.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në përgjithësi shumë çifte priren që gjatë festave të fundvitit t’i prezantojnë prindërit e tyre me partnerët. Por, para se ta merrni partnerin në shtëpi për festa dhe ta prezantoni me familjarët, mendojeni një herë mirë.




“Festat e fundvitit janë një periudhë shumë stresuese. Njerëzit mund të mos jenë në gadishmërinë e tyre më të mirë, ose mund të jenë të shpërqendruar. Prandaj, duke marrë një person të tillë në një ambient familjar, të panjohur për të, kjo mund të jetë recetë për një katastrofë!”, thotë psikologia Kelley Kitley.

Psikologët thonë se ambienti familjar gjatë periudhës së festave të fundvitit mund të mos jetë më i miri për t’u takuar për herë të parë prindërit tuaj me partnerin.

Megjithatë nëse ka insistim që prindërit të njihen më partnerin festave të fundvitit, bëjeni në një ditë jo festive. Idealja do të ishte në fillim të muajit janar, pasi kanë kaluar edhe festata dhe të gjithë janë qetësuar.

Organizoni një takim familjar, një drekë, ku jeni vetëm ju, partneri dhe prindërit tuaj.

Në këtë mënyrë do të keni kohë t’i diskutoni të gjitha gjërat personale e profesionale, ndërsa njëkohësisht nuk do të keni presionin e festave.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.