Horoskopi

Horoskop: Fjala që do të përkufizojë vitin 2018-të

16:45 - 03.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeni kurioz sesi do të jetë viti 2018-të? Nuk keni pse të lexoni parashikime të gjata dhe boshe. Mjafton vetëm një fjalë për të përshkruar gjithë vitin.




Ja se cila është fjala që përkufizon 2018-ën, sipas shenjës suaj:

Dashi- Famë

Ju do të jeni të fiksuar dhe në kërkim të famës gjithë vitin. Në mendjen tuaj do të jetë skenari i Wolf of Wall Street, të uritur për të ngjitur shkallët e karrierës dhe që emri juaj të dëgjohet.

Demi- Dije

Ky vit do të jetë rreth zgjerimit të mendjes suaj, duke hulumtuar mënyra, filozofi dhe pikëpamje të reja botërore.

Binjakët- Borxhe

Ky vit do të jetë rreth pagimit të detyrimeve tuaja. Çdo gjë që nuk e keni paguar ose e keni anashkaluar, në këtë vit duhet t’i paguani.

Gaforrja- Dashuri

Ju mund të mendoni se dashuria do të thotë marrëdhënie. Ndonjëherë ndodh, por ajo që është shkruar në yje këtë vit është romanca. Ju ose do të krijoni një jetë më romantike, ose do të gjeni dikë të veçantë për ta sjellë atë.

Luani-Punë

Këtë vit do të ketë përgjegjësi të përditshme, njerëzit, kompanitë dhe detyrat që kërkojnë përqendrimin tuaj. Ka disa përulësi që duhet të mësohen nga të qenit shërbim ndaj të tjerëve.

Virgjëresha-Drama

Virgjëresha, ky është viti kur më në fund do i hidhni poshtë listat e detyrave dhe leni veten të  lirshëm. Ndaluni dhe shijoni jetën tuaj, duke lenë dramat mënjanë.

Peshorja-Familja

Familja shtëpia dhe rrethi juaj i brendshëm do të jenë tema juaj e vitit. Ju po krijoni një hapësirë ku ndiheni të sigurt.

Akrepi-Komunikim

Ky vit do të jetë rreth të mësuarit se si të komunikoni. Ju në fakt duhet të mësoni të hapni zemrën tuaj dhe të lini që këto mendime të fluturojnë të lirë dhe të hapur, në mënyrë që ata të humbasin fuqinë e tyre mbi ju.

Shigjetari- Para

Ju do të gjeni mënyra për të rritur të ardhurat tuaja këtë vit në mënyra që ju kurrë nuk do të keni imagjinuar. Por me paratë e mëdha vijnë shpenzime të mëdha, prandaj sigurohuni që burimet tuaja personale të përdoren me mençuri.

Bricjapi-Vetja juaj

Kjo është koha juaj për të ndriçuar. Këtë vit ju merrni me veten, si në sytë tuaj dhe në sytë e të gjithë atyre që ju njohin. Dëshirat tuaja personale vijnë në realizim në mënyrat më të mira të mundshme.

Ujori-Shpirti

Këtë vit do të njihni veten në një nivel më të lartë. Meditoni. Shkoni në yoga. Përfshihesh. Apo gjeni metodën që ju bën të ndiheni më rehat.

Peshqit-Miqësia

Këtë vit mund të rishqyrtoni miqësitë dhe të heqësh veten nga çdo gjë sipërfaqësore. Deri në fund të 2018-ës, ju do të keni nxjerr nga jeta juaj njerëzit që nuk ju frymëzojnë, apo besojnë në  ëndrrat tuaja më të mëdha. Rrini me fituesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.