LIFE STYLE

Nga ecja nëpër shtëpi deri tek dhënia makinës… Çfarë është somnambulizmi

18:35 - 03.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ecja në gjumë, e njohur në gjuhën mjekësore si somnambulizmi, është një çrregullim që ndodh gjatë gjumit të thellë dhe çon në ecjen apo kryerjen e veprimeve të tjera komplekse.




Somnambulizmi është më i zakonshëm tek fëmijët sesa tek të rriturit dhe ka më shumë gjasë të ndodhë kur një njeri është i lodhur. Për shkak se një person somnambul mbetet në gjendje të thellë gjumi ndërkohë që i ndodh ky episod, ata nuk janë të lehtë për t’u zgjuar nga gjumi dhe me gjasë nuk do ta mbajnë mend që kanë ecur ndërkohë që ishin në gjumë.

Zakonisht, një njeri somnambul është në gjendje të kryejë disa veprime, por më e zakonshmja është ecja.

Simptomat e somnambulizmit variojnë që nga të qëndruarit ulur në shtrat dhe ecja nëpër shtëpi, apo edhe largimi nga banesa, e deri tek të dhënia makinës me distanca të largëta.

Ekziston një koncept i gabuar gjerësisht se një njeri që ecën në gjumë nuk duhet zgjuar. Në fakt, sipas ekspertëve, kjo është totalisht e gabuar, pasi mos zgjimi i personit në fjalë mund të jetë tepër i rrezikshëm.

Prevalenca e personave që vuajnë nga ky çrregullim në popullsinë e gjerë përllogaritet të jetë 1 deri në 15 përqind. Tek të rriturit, të ecurit në gjumë nuk lidhet me ndonjë problem psikiatrik apo psikologjik.

Shkaqet që çojnë zakonisht në gjendje somnambulizmi janë mungesa e gjumit, agjentët sedativë, përfshirë alkoolin, apo ilaçe të caktuara.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.