LIFE STYLE

Që ky vit të jetë i shëndetshëm, ndiqni këto këshilla

17:47 - 03.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë e kemi menduar se me fillimin e 2018 do të vendosim pikat mbi “i”, sa i përket shëndetit tonë. Përmirësimi i shëndetit tuaj vjen fare thjeshtë, mjafton që ju të tregoni të vëmendshëm e të pa përtuar.




Konsumoni produkte që përmbajnë shumë fibra

Shumica e njerëzve nuk e plotësojnë sasinë e rekomanduar të fibrave ditore, 25 gram për gratë dhe 38 gramë për meshkujt. Fibrat kanë shumë përfitime shëndetësore përfshirë uljen e kolesterolit si dhe ndjesinë e ndjenjës së ngopjes.

Përpiquni të flini gjumë mjaftueshëm

Kur jeta ndërlikohet dhe angazhimet grumbullohen gjumi është shpesh gjëja e parë që sakrifikohet. Por sakrifikimi i gjumit është një nga gjërat më të këqija që mund të bëni.

Pini më shumë ujë

Konsumimi i ujit ka një rol tepër të rëndësishëm në funksionimin e organeve vitale. Trupi ynë përbëhet nga 55-75 për qind ujë, prandaj edhe kemi aq shumë nevojë për të pirë ujë, në mënyrë që të kompensohet sasia e ujit që del nga organizmi. Uji na ndihmon që nga trupi të nxjerrim produktet e panevojshme të metabolizmit të yndyrave.

Filloni të stërviteni

Të gjithë kemi dëgjuar për përfitimet e stërvitjes, të tilla si humbje nga pasha, zvogëlim i rrezikut të sëmundjeve kronike, një trup me forma më të mira etj. Por stërvitja kërkon vullnet dhe një qëllim të qartë se çfarë kërkoni të arrini.

Kaloni më shumë kohë me njerëzit tuaj të dashur

Kalimi i kohës me njerëzit tuaj të dashur, ndikon për mirë në shëndetin, humorin si dhe produktivitetin tuaj. Përpiquni të gjeni gjithnjë kohë për familjarët tuaj dhe të bëni të gjitha aktivitetet që ju pëlqejnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.