LIFE STYLE

Arsyet pse janari është muaji më i keq i vitit

12:55 - 04.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

-Është muaji i parë i vitit




Janari nuk është i vetmi muaj që numëron 31 ditë, por të nisësh vitin duke menduar se janë aq shumë ndonjëherë mund të kthehet në një gjendje pezmatuese. Të paktën na ngushëllon shkurti që ka më pak ditë në dispozicion.

-Janë të gjithë në dietë

Fjalia më e shpeshtë që dëgjoni gjatë gjithë janarit është “Kam ngrënë shumë mish dhe bakllava, duhet të nis dietën”. Si pasojë, edhe ju mund të ndikoheni nga ata. Keni dy zgjidhje: Të kaloni pasditet vetëm duke ngrënë sa dhe si doni, ose të dëgjoni miqtë tuaj të mërzitshëm.

-Rifillon puna

Ndryshe nga shtatori, ku ditët janë më të gjata dhe të ngrohta, rikthimi në punë në janar mund të shndërrohet në një makth të vërtetë. Për të mos harruar që temperaturat e ftohta dhe virozat e stinës e përkeqësojnë akoma dhe më shumë situatën. Eh, kush nuk do të donte të ishte akoma poshtë jorganit duke shijuar një film dhe duke ngrënë çokollata.

-Jeni më të varfër se kurrë

Data 4 janar dhe në xhep ju kanë mbetur vetëm lekët për një kafe dhe ujë pa gaz? Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit. Shpenzimet e festave, uljet në qendra tregtare si dhe moria e dhuratave që keni bërë gjatë dhjetorit me siguri ua kanë boshatisur portofolin dhe llogarinë në bankë.

-Është muaji i “Blue Monday”

Nëse menduat se të gjitha arsyet për të konsideruar janarin si një muaj tersi morën fund, mos harroni edhe “Blue Monday” ose “Të hënën blu”. “Blue Monday” gjithmonë bie në fillim të javës së tretë të janarit dhe është llogaritur shkencërisht nga ish-pedagogu i “Cardiff University” si dita më e dëshpëruar e vitit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.