AKTUALITET

Bisedimet me Shqipërinë, Kotzias: T’i zgjidhim në 2018

15:06 - 04.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greqia kërkon të zgjidhë të gjitha problemet me fqinjët. Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka thënë se Athina zyrtare është e vendosur për të zgjidhur sa më shpejt problemet e mbartura me fqinjët veriorë.




Viti 2018 do të jetë një vit ku do të gjejnë zgjidhje probleme me vendet fqinje, të cilat kanë qenë në batak për dekada të tëra. Diskutuam problemet me Shqipërinë, për të cilat ditët e fundit janë bërë hapa pozitive dhe të mira, si dhe problemin e emrit e Shkupit”, tha Kotzias pas bisedimeve për fqinjët me kryeministrin Aleksis Tsipras dhe aleatin e tij në koalicion, Panos Kamenos.

Nga ana e tij, partneri i koalicionit qeveritar, Panos Kamenos, i cili pak ditë më parë provokoi një krizë qeveritare, mbas publikimit të qëndrimit të partisë së tij se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje për emrin e fqinjit verior, i cili do të përmbajë emrin “Maqedoni”, shprehu besimin e tij në platformën negociatore të Ministrit të Jashtëm, lidhur me bisedimet me fqinjët veriorë, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ai tha se është pro dialogut dhe zgjidhjes përfundimtare të problemeve me fqinjët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.