EKONOMI

Ylli Merja: Inflamacioni i bajameve, si ta kurojmë me bimë mjekësore

10:40 - 08.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pothuajse të gjithë njerëzit kanë kaluar sëmundjen e infeksioneve në bajame një herë në jetë. Më shpesh preken fëmijët deri në 7-8 vjeç. Shkaktarët e tyre janë viruset e bakteret e ndryshme që qarkullojnë në ajër, apo që merren me anë të ushqimeve e mjedisit rrethues. Për të dalluar nëse fëmija juaj ka infeksion në bajame vërehet ngjyra e fytit, nëse është e kuqe zona e bajameve, atëherë sapo ka filluar inflamacioni. Nëse dallohen zona të bardha rrethore, ato janë vatra infeksioni dhe tregojnë se infeksioni është më i avancuar dhe është më i vështirë për t’u trajtuar e shoqërohet në këto raste me temperatura të larta.
Simptomat
Infeksionet në bajame shkaktojnë si fillim djegie të fytit, ethe, pastaj shkaktojnë humbje oreksi, dhimbje koke dhe fryrje të gjëndrave limfatike në qafë dhe probleme me kapërdirjen e ushqimit. Shkaktohet nga baktere si stafilokoku ose streptokoku, nga viruse si influenza, por stimulohet edhe nga myku.
Parandalimi
Për t’i parandaluar infeksionet e fytit, duhet të keni kujdes me higjienën e përgjithshme. Lani duart, fytyrën shpesh para ngrënies, pas teshtitjes ose kollitjes. Përdorni desinfektues alkoolik në ambiente publike. Konsumoni ushqime që përmbajnë vitaminë C, të cilat rritin imunitetin, si portokalli, kivi etj. Antioksidantët janë shumë të domosdoshme të përdoren në infeksionet e bajameve.





Kurimi
Lyejmë lehtë bajamet me sodë buke, mjaltë dhe hudhër të përziera së bashku. Lyejmë qafën me hudhra të shtypura mirë. Kjo ndihmon në qetësimin e gjendrave të fryra. Pihen 3 herë filxhan kafe/çaji me përzierjen e mëposhtme, duke hedhur në çdo filxhan çaji, për moshën deri në 5 vjeç, 4-5 pika propolis blete, ndërsa për më të rriturit, 10 pika propolis.
Përgatitja e çajit për fëmijë: Në 0.5 l ujë ziejmë 2 minuta 1 lugë gjelle me frut shtogu, 1 copë lëvore vidhi, 6-8 kokrra trëndafil të egër dhe një lugë agulice. Kullohet pas 20 minutash. Pihet si çaj i ngrohtë. Ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës, pihet pas buke. Shtoni në çaj propolisin, i cili është antiseptik i mrekullueshëm. Për të rriturit dyfishohet doza e përbërësve dhe masa e ujit.
Përgatitja e çajit për të rriturit: në 0.5 l verë të bardhë shtojmë 50 gr frut shtogu, një lugë dëllinje, dhe 2 lugë gjelle trëndafil të egër. Lihet 5-7 ditë. Nga kjo përzierje mund të pihen 2 filxhanë kafe në ditë. Është shumë efektive në rastet kur bajamet kanë inflamuar edhe kyçet. Pra, kjo pije shërben edhe si qetësues i sëmundjeve reumatizmale. Në raste të përsëritjes së temperaturave të larta, propolisi i bletës mund të përdoret 5-6 herë në ditë.
Konsumoni qepë, kanellë, uthull molle, limona dhe rrush.
Futni një gjysmë qepë të grirë në një gotë ujë, lëreni 6 orë dhe konsumojeni lëngun dy herë në ditë. Çajrat që përdoren për bajamet janë xhinxhefili, dafina, thundermushke, agulice etj. Për infeksione më të rënda tek të rriturit përdoret lulëkuqja, pelini i bardhë dhe frut shtogu. Këto bimë luftojnë infeksionet e rënda që shkaktohen nga stafilokok/streptokok, sepse rritin rezistencën e organizmit dhe ulin mbro-jtjen e baktereve ndaj sulmit të sistemit imunitar të njeriut dhe kështu është më e lehtë për qelizat e bardha t’i sulmojnë e gëlltisin. Propolisi i bletës është luftuesi më i fuqishëm i infeksioneve të brendshme dhe nuk mjaftohet vetëm me shërimin e bajameve. Propolisi I bletës kuron të gjitha infeksionet e bajameve pavarësisht shkaktareve. Këshillohet të përdoret dafina, ekualipsi dhe sherebela në aerosol, të cilat ndihmojnë në shërimin më të shpejtë të bajameve, pastrojnë frymëmarrjen. Veprojnë si antibakterialë të fuqishëm.


Vaksinimi
Vaksinimi është një mënyrë, që shumë njerëz mendojnë se i mbron ndaj infeksioneve të bajameve e gripit. Por në fakt, nuk është i këshillueshëm, pasi vaksinimi mund t’ju mbrojë nga një lloj virusi dhe është shumë specifik, mund ta stimulojë sistemin imunitar vetëm për një lloj virusi. Viruset janë shumë të ndryshëm dhe gjithmonë në ndryshim, prandaj vaksinimi nuk është efektiv.
Kujdes – Kur jeni me grip mundohuni të mbani distancë me njerëzit rreth jush. Kur teshtini përdorni shami, ose facoletë që të zvogëloni përhapjen e infeksionit. Gjatë një teshtime përhapen rreth 100 000 pika, prandaj është shumë e lehtë të përhapet infeksioni.
Infeksionet e bajameve duhen kuruar në kohë. Nëse lihen për një kohë të gjatë pa u kuruar, mund të shkaktojnë inflamacione në kyçe dhe palcën e kuqe të kockave, duke dhënë shenja të sëmundjeve reumatizmale në fëmijëri.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Dr ylli kam djalin 9 vjec qe me vuan nga bajamet.Gjeja qe me shqeteson mua me shume eshte se bajamet e tij jane ne ngjyre te kuqe dhe te enjtura gjate gjith vitit nuk e di nese kjo eshte nje gje normale apo jo.Dua gjithashtu te theksoj se nuk i japin temperature por ka dhimje fyti dhe ndonje here ere te keqe ne goje.Te lutem Dr me thuaj eshte normale ti rrine bajamet e enjtura per nje vite te tere ne te njejten madhesi dhe te njejten ngjyre.Pres me padurim pergjigjen tuaj

    Përgjigju ↓