LIFE STYLE

5 truke të shpejta për të zgjeruar këpucët që ju vrasin

16:26 - 09.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sapo keni blerë një palë këpucë dhe nuk i vishni dot pasi ju vrasin? Nuk është e nevojshme që t’i hidhni apo t’i dhuroni, pasi me disa truke të shpejta mund të zgjeroni këpucët që ju vrasin:




1.Vishni një palë çorape të trasha dhe mundohuni t’i vishni këpucët që ju shtrëngojnë. Me ndihmën e një tharëseje flokësh ngrohni për disa minuta zonën përreth këpucëve. Tashmë këpucët tuaja nuk ju shtrëngojnë si më parë. Nëse dështoni me provën e parë, mund ta provoni sërish.

2.Merrni dy qese me zinxhirë dhe mbushini me ujë të ftohtë. Pasi të jeni kujdesur që qeset nuk kullojnë vendosini brenda këpucëve ose sandaleve. Më pas futini në një qese dhe lërini në frigorifer për 3-4 orë, por edhe më shumë. Pasi t’i nxirrni nga frigoriferi, lërini 20 minuta dhe hiqini qeset e ngrira. Në fund fshijini me një peshqir të thatë. Do të habiteni me rezultatin.

3.Bashkoni në një shishe në formë sprucatori ujë dhe alkool dhe tundini për disa minuta. Pasi të vishni me kujdes këpucët, spruconi të gjitha zonat rreth tyre me kujdes derisa të ndieni që nuk keni më dhimbje. Alkooli do të avullojë dhe këpucët nuk do t’ju vrasin më.

4.Merrni disa gazeta të vjetra dhe bëjini shuk. Më pas lagini me ujë dhe shtyjini në gjithë hapësirën e këpucës. Prisni derisa të thahen dhe do të kuptoni që këpucët nuk ju ngushtojnë si më parë.

5.Me patate mund të bëni shumë receta interesante, por edhe të zgjeroni këpucët. Merrni dy patate dhe qërojini. Më pas futeni në hapësirën e brendshme të këpucëve, çizmeve apo balerinave dhe prisni 30 minuta ose më shumë. Patatet zgjerojnë këpucët dhe zbusin materialin e lëkurës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.