LIFE STYLE

Kujdes, mjafton vetëm 1 cigare për t’u kthyer në duhanpirës

14:22 - 10.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën dy të tretat e atyre që provojnë cigare kthehen në duhanpirës të rregullt ose qoftë për një periudhë të përkohshme.




Kështu kanë treguar të dhënat nga një studim i cili është publikuar në Nicotine & Tobacco Research.

Të dhënat e marra nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Zelanda e Re zbuluan se 60.3% e njerëzve kishin provuar duhanin dhe rreth 68.9% e atyre e kishin kthyer në rutinë.

“Kjo është hera e parë që studimi dëshmon se cigaret mund të krijojnë varësi pas konsumit të dy ose tre herë të tyre” , tha Peter Hajek, profesor i psikologjisë klinike dhe autor i studimit.

Autorët e studimit kanë vënë në pah ndikimin e madh që mund të ketë cigarja pas vetëm një eksperience dhe konfirmuan rendësin e lënies së duhanit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.