LIFE STYLE

Pse nuk duhet t’i vishni këpucët pa çorape

16:43 - 10.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Veshja e këpucëve pa çorapeve është kthyer në një trend kohët e fundit. Duket sikur kompanitë e modës që prodhojnë pantallona kanë bërë një kontratë të heshtur me kompanitë e këpucëve dhe me stilistët më të famshëm në botë.




Mund ta keni vënë re se këpucët pa qafë dhe xhinset pas trupit, treçerekëshe ose deri tek kyçi i këmbës kanë qenë mjaft të famshme sezonet e fundit.

Kjo ka bërë që shumica e njerëzve të mos veshin çorape duke qenë se ky stil të bën që prania e çorapeve të mos jetë estetikisht mirë dhe duke i rënë shkurt, njerëzit i kanë hequr fare çorapet.

Kjo ka sjellë që shumë njerëz (shumica meshkuj) të kenë probleme me gjunjët dhe kyçet e këmbëve duke shtuar me 37% vitin e fundit përqindjen e atyre të cilët vizitohen për këto probleme tek ortopedët. Këta të fundit kanë shpjeguar se problemi ka qëndruar tek mos përdorimi i çorapeve.

Këmbët djersiten shpejtë dhe janë më të hapura ndaj infeksioneve dhe baktereve që merr këpuca, gjithashtu këmba kur nuk është në rehatinë që duhet sjell probleme në ecje çka ndikon direkt tek kupat e gjunjëve.

Kështu që harrojeni çfarë thotë moda! Çorapet janë të domosdoshme, ju mund të përdorni ato më të shkurtrat kur nuk doni të jenë të dukshme por kurrsesi t’i eliminoni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.