LIFE STYLE

Si të dobësoheni pa u lodhur

12:57 - 10.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kërkoni të dobësoheni por ju duket e pamundur? Dietat dhe ushtrimet nuk janë për ju? Ekziston një mënyrë e thjesht, vetëm duke përllogaritur kaloritë.




Kaloritë janë karburanti që lejon organizmin të funksionojë. Atëherë, në vend që t’i konsiderosh si armikun tënd, zbulo se si t’i përdorësh më mirë. Çdo kategori ushqyesish mban një numër të ndryshëm kalorish. Karbohidratet dhe proteinat ekuilibrohen dhe japin rreth 4 kalori për gram. Teksa, më të mëdha janë kaloritë tek yndyrat 9 gram dhe alkooli 7 gram.

Kaloritë janë të njëjta: pra digjen ose akumulohen nga organizmi në të njëjtën mënyrë, ndryshon vetëm shpejtësia e asimilimit. Kështu për shembull, kaloritë e marra nga yndyrat magazinohen shumë shpejt ndërsa ato të marra nga karbohidratet digjen ngadalë, duke i dhënë organizmit më shumë kohë për t’i përdorur.

Sipas llogaritjeve rreth 55-56 përqind e kalorive vjen nga karbohidratet, 25-30 përqind nga yndyrat dhe 10-15 përqind  nga proteinat. Rreth 20 përqind e kalorive duhet të merren në mëngjes, 5 përqind para drekës, 40 përqind në drekë, 5 përqind gjatë pasdites dhe 30 përqind në darkë.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.