LIFE STYLE

Zhgënjehen të sëmurët me Alzheimer, kompania farmaceutike i jep fund studimeve

16:19 - 10.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kompania farmaceutike Pfizer ka njoftuar se është duke u larguar nga kërkimet mbi mjekimet për të trajtuar sëmundjen e Alzheimerit.




Gjigandi farmaceutik me bazë në Shtetet e Bashkuara tha se do të përfundojë programet e saj të zbulimit të neuroshkencës pas një shqyrtimi dhe se 300 vende pune do të humbasin.

Lajmi u quajt “zhgënjyes” dhe një “goditje të rëndë” për ata që jetonin me këtë sëmundje.

Masa do të thotë se Pfizer do të ndalë gjithashtu kërkimin për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, ndonëse kompania tha se kishte planifikuar të krijonte një fond të ri dedikuar hulumtimit të neuroshkencës në të ardhmen.

Një deklaratë, Pfizer tha se: “Ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund kërkimit shkencor dhe përpjekjeve të hershme të kërkimeve në fushën e neuroshkencës dhe rishpërndarjen  e fondeve në ato fusha ku kemi udhëheqje të fortë shkencore dhe që do të na lejojë të japim ndikimin më të madh për pacientët”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.