VIDEO

Durrës, përplaset për vdekje një 50 vjeçar, shoferi largohet me shpejtësi

10:44 - 12.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të mbikalimi i Shkozetit në Durrës, lagjja 14 . Nga sa mësohet, viktima është rreth të 50-at, por që nuk është identifikuar ende.




Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka raportuar për “Gazeta Shqiptare” se rreth orës 00:30, pas mesnate policia ka gjetur në rrugë një shtetas të pajetë.

Dyshohet se viktima po kalonte rrugën, kur edhe është aksidentuar nga një makinë. Pas këtij momenti, shoferi i automjetit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Viktimës nuk i janë gjetur dokumente në xhep, e për pasojë identifikimi është i vështirë. Nga sa mësohet, trupi i  tij është dërguar në morg, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.