LIFE STYLE

Çaji i rubinit të kuq, efektet kundër tensionit të lartë

12:30 - 15.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rubini i kuq është një bimë mjekësore, pjesë e familjes Hibiscus sabdariffa, e përdorur në trajtimin e sëmundjeve nervore, por edhe atyre kardiake.




Çaji i kësaj bime është përdorur prej shekujsh pasi nuk përmban kafeinë, është I pasur me calcium, niacinë, riboflavinë, vitaminë c, por edhe hekur. Në momentin kur konsumohet i ftohtë, çaji i rubinit të kuq arrin të shuajë etjen dhe ka aftësinë të qetësojë trupin.

Kjo pije ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore pasi ka aftësinë që të nxjerrë nga organizmi sekrecionet dhe lëngjet e tepërta. Ky lëng çudibërës mund të ulë tensionin e lartë të gjakut pasi është një antioksidant i fuqishëm që parandalon oksidimin e lipo-proteinave.

Shumë njerëz e konsumojnë çajin e rubinit të kuq për të humbur peshë pasi kjo bimë mjekësore përmban një substancë që parandalon prodhimin e enzimës amylase që shpërbën sheqernat komplekse në ushqim. Nëse individi pi në mënyrë të rregullt çaj rubini, parandalon përthithjen e tepërt të karbohidrateve dhe si pasojë nuk shton peshë.

Por kjo bimë shpesh gjen përdorim edhe kundër të ftohtit dhe kollës, pasi lufton inflamacionin dhe bakteret.

Çaji i rubinit të kuq ndikon edhe në uljen e problemeve të shkaktuara nga temperatura e lartë duke qenë se ka efekt qetësues. Lëngu i bimës së rubinit rekomandohet për atletët dhe sportistët si një pije me vlera ushqyese për organizmin dhe për të mbajtur trupin në formë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.