AKTUALITET

I vranë e i groposën djalin 6 vite më parë, nëna: Babai i vrasësve më rrahu në mes të qytetit

13:05 - 15.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një konflikt që duket se nuk u mjaftua me një viktimë dhe 3 të burgosur. Mes familjeve Barmeta dhe Boja, gjurmët e gjakut nuk janë fshirë dhe plagët pikojnë ende, e nuk dihet kur do të mbyllen. Vrasja e Fatjon Barmetës 6 vite më parë i mban familjen e viktimës dhe të hasmit në gjendje ‘lufte’.




Fatjon Barmeta u vra dhe u varros në vitin 2012 në Klos. Të dënuar për ngjarjen janë vëllezërit Përparim dhe Astrit Boja. Po kështu i dënuar është edhe Fatjon Cani, i cili akuzohet se bashkëpunoi me vëllezërit Boja.

Dy ditë më parë mes nënës së Fatjonit, Nexhmije dhe Ali Bojës, babait të autorëve të vrasjes ka pasur një incident në mes të qytetit të Burrelit. Gruaja e ka akuzuar Ali Bojën se e ka rrahur në mes të qytetit bashkë me vajzën.

Në një prononcim për gazetarin Enver Doçi për BalkanWeb, Nexhmije Barmeta rrëfen gjithë ngjarjen, ndërsa kërkon drejtësi.

Mund të na tregoni ngjarjen që ndodhi me Ali Bojën?
Isha në Burrel me vajzën time. Ali Boja ishte në anë të rrugës duke kaluar, ai filloi duke qeshur. Unë e pashë dhe ai më qëlloi me shpullë. Ndërhyri goca, edhe gocës i ra me shpullë.

Çfarë bëtë më pas, e lajmëruat policinë?
Lajmëruam policinë. Policia erdhi shumë me vonesë. Kur erdhi policët, Gëzim Murrani, polici u përgjigj shumë keq. Kur fillova të flisja më tha pusho. Shkoi direkt tek Ali Boja ne nuk na pa kush me sy në Burrel.

Si do veproni?
Djemtë e Ali Bojës më kanë vrarë djalin, ma kanë bërë copa-copa. Drejtësi nuk ka. Del edhe Aliu para këmbëve dhe dhunon dy femra. Ka qenë 40 vjet polic dhe dhunon dy femra. Policia e Burrelit nuk bën asgjë. Kërkoj drejtësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.