AKTUALITET

Motra i vdiq në Itali, vëllai tregon se si e mori vesh dhe ka një kërkesë

12:26 - 19.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje fierake në vitin 1996, ku vajza e shtëpisë është vrarë nga një italian në shtetin fqinj. Ndonëse kanë kaluar 22 vjet, vëllai i saj, Hetem Zaçe e ka peng që trupi i motrës prehet në Itali.




Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24, ai ka rrëfyer se si e mori vesh vdekjen tragjike të motrës nëpërmjet ‘Gazeta Shqiptare’, ndërsa kërkon që trupi i saj të kthehet dhe të varroset në Shqipëri.

HISTORIA

Motra e tij e madhe Entela Zaçe është vrarë në Itali nga një italian në 1996. Entela shkoi në Itali me një person tjetër, i cili ishte shqiptar dhe u fut si shkesë për ta lidhur atë me një shtetas italian. Është paraqitur edhe në shtëpinë e Entelës, është prezantuar dhe ju ka thënë pasi vete ai ishte një person i martuar me fëmijë.

Hetemi thotë se jeta e tyre ka qenë shumë e vështirë, prindërit e tyre u ndanë në ‘1979, nëna u martua serish në 1986 edhe babai po ashtu, por ndërroi  jetë në ‘1994.

Jane 4 fëmijë gjithsej 2 motra dhe 2 vëllezër. Kur prindërit u divorcuan, Entela ishte vetëm 4 vjeçe. Me pas, për ta u kujdes gjyshja nga nëna (në fakt nuk ishte gjyshja biologjike, nena e tyre ishte e adoptuar dhe gruaja qe rriti nënën e tyre, rriti dhe ata).

Personi që e mori Entelen në Itali me pretendimin se do ta martonte me një shtetas italian me pas filloi ta prezantonte si gruan e tij. Hetemi thotë se flisnin shume rrallë me të motrën. Ne vitin ‘1996 Entelën e kishte vrarë një shtetas italian, ndërkohë që familjarët e morën vesh krejt rastësisht nëpërmjet media më 30 gusht të ‘2001. Asokohe në Gazetën Shqiptare është publikuar fotoja e saj me një emër tjetër, Xhuliana.

Sipas informacioneve të marra shtetasi Italian eshte denuar fillimisht me 12 vite e 4 muaj burg, më pas ka paguar një shumë parash dhe i është ulur masa e dënimit.

Në 2002 është bërë një prokurë e posaçme për të sjellë trupin e Entelës në Shqipëri, por trupi nuk ka mbërritur akoma dhe sot.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.