Horoskopi

Cila është shenja më inteligjente e horoskopit?

14:48 - 27.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Keni diskutuar ndonjëherë mes miqsh se kush është më i zgjuar? Me siguri secili ka thënë: “unë”.




Horoskop, si një avokat që vendos drejtësinë, na rrëfen se një shenjë është superiore ndaj të tjerave kur flitet për zgjuarsinë.

Shenja më inteligjente e horoskopit është Ujori.

Të lindurit e kësaj shenje gjithmonë flasin me mendjen e tyre dhe tregojnë të vërtetën. Ata janë të pavarur dhe nëse bëni përpjekje për ta kufizuar, ka shumë mundësi që të largohet. Pavarësia nuk është vetëm dëshira e tyre, por është gjithashtu e nevojshme për mirëqenien dhe lumturinë e tyre.

Pamja e tyre e jashtme të jep përshtypjen sikur nuk janë miqësorë, por një Ujor gjithmonë përpiqet të ndihmojë miqtë e tij në çdo mënyrë të mundshme. Ata i duan njerëzit të jenë të lumtur dhe të gëzuar, prandaj gjithmonë përpiqen t’i bëjnë të ndihen mirë.

Duhet theksuar se ata nuk presin asgjë në këmbim. E vetmja gjë e rëndësishme për ta është të jetojnë pa asnjë detyrim. Thjesht, lërini të jenë të lirë, pasi Ujori dëshiron të bëjë diçka të dobishme në jetën e tij. Komunikimi me njerëzit mund t’i ndihmojë ata të bëhen politikanë të mëdhenj, punonjës socialë ose psikologë.

Ata janë mendimtarë progresivë dhe shpesh ndikojnë në formimin e ideve dhe teorive të reja. Edhe pse mund të jetë tronditëse dhe e dhimbshme për të tjerët të dëgjojnë të vërtetën, një Ujor e tregon atë pa e zbukuruar situatën.

Kjo shenjë e horoskopit është e vizionit, moskonformizmit dhe pavarësisë intelektuale. Ujori gjithmonë ndjek rrugën e tij.

Prandaj kur keni pranë një Ujor, përpiquni të mësoni sa më shumë prej tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.