SHËNDET

Gjinekologu: Kjo është mosha e duhur për të bërë fëmijë

18:52 - 27.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Padyshim vendimi më i rëndësishëm në jetë është ai i se kur do të bëheni prind. Gjithnjë e më shumë femrat po i druhen një vendimi të tillë, duke pasur si synim karrierën profesionale dhe më pas familjen.




Por mjekët pohojnë se ekziston një moshë e përsosur për t’u bërë nënën dhe që femrat duhet ta kenë parasysh.

Sipas një studimi të publikuar në “The Wall Street Journal”, dhe mjekut gjinekolog Michael Kong, deri në 32 vjeç është mosha e duhur për t’u bërë nënë dhe fëmija të mos ketë probleme.

Në studim thuhet se pjelloria e femrave zvogëlohet gradualisht duke filluar nga mosha 32 vjeçare dhe ulet edhe më shpejtë në mënyrë të konsiderueshme pas moshës 37 vjeç.

Ky studim tregon edhe një herë shanset më të mëdha të femrave për të mbetur shtatzënë.

Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të mbeteni shtatzënë në moshën 43 vjeçare, por shanset tuaja më optimale janë deri në moshën 32 vjeç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.