Horoskopi

Horoskopi i datës 28 Janar 2018

00:31 - 28.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arti dhe krijimtaria mund të jenë një mënyrë për të shprehur nervozizmin e shtypur që rrezikon të acarojë situatën aktuale në të cilën ndodheni. Duke qenë se sot jeni pushim dhe keni kohë, përpiquni të bëni gjëra që ju çlodhin.

Një e diel e qetë për t’u çlodhur, ndoshta në shoqërinë e miqve më të afërt, është ajo që ju duhet për të marrë veten pas një jave të lodhshme pune, duke eliminuar çdo gjurmë stresi. Keni me të vërtetë shumë nevojë të harroni problemet e punës, të paktën për një ditë.

Falë këndit Hënë-Uran do përforconi fantazinë për t’u bërë sa më tërheqëse për partnerin tuaj. Një ditë vetëm për ju dhe gjysmën tuaj të dashur, ndani çdo moment, do jetë shumë argëtuese.

Nëse kohët e fundit keni qenë pak të acaruar në familje dhe me të dashurin tuaj, atmosfera e së dielës do krijojë mundësinë të qetësoheni pak. Merrni iniciativën për të organizuar diçka ndryshe, do merrni shumë lëvdata.

Optimizmi dhe humori i mirë do ju shoqërojnë këtë të diel, ndërsa do përpiqeni të mos acaroheni nga kritikat që ju bëjnë të tjerët. Çfarë vetëkontrolli! Në timon do jeni si gjithmonë shumë të kujdesshëm, duke respektuar të gjitha tabelat dhe rregullat e shpejtësisë.

Edhe pse dikush është treguar pak besnik ndaj jush, jeni gati të harroni dhe ta falni, nëse është penduar me të vërtetë. Hapni sytë! Me Hënën që kalon tek Binjakët, nuk do arrini të çlodheni asnjë minutë të vetëm.

Duke qenë se angazhimet nuk ju lënë shumë kohë në dispozicion, prisni me padurim ta ktheni një të diel të thjeshtë në një ditë speciale. Nuk mund t’i thoni ‘jo’ një të afërmi që ju kërkon një ndihmë të vogël.

Pasi të keni përfunduar punët e shtëpisë, do ju mbetet pak kohë për aktivitetet tuaja të preferuara. Sidoqoftë, më mirë pak se aspak. Mësoni të organizoni ditën tuaj më mirë, në vend që të lini çdo gjë për në momentin e fundit.

Për të shmangur diskutimet e gjata, të paktën një herë lejoni partnerin tuaj të vendosë për programin e ditës së pushimit. Mund ta lini t’ju drejtojë dhe mos u tregoni shumë të rreptë. Do e shihni që do arrini të çlodheni edhe ju.

Për shkak të Merkurit në mosmarrëveshje me Uranin, ndoshta nuk do t’i shfrytëzoni mirë energjitë tuaja dhe do ndjeheni pak të postuar dhe shumë të lodhur. Nëse keni nevojë të çlodheni, gjeni një justifikim për të qëndruar larg personave të padëshiruar.

Jeni shumë aktivë dhe mund të bëni shumë gjëra, falë ndihmës së trekëndëshit hënor. Nuk është momenti për t’u tërhequr pas dhe të rrini në heshtje. Dikush kërkon ndihmën tuaj? Mos refuzoni dhe jepni më të mirën e mundshme, përfshirë idetë tuaja.

 

Të papriturat e sotme mund t’ju detyrojnë të ndryshoni programin e së dielës. Por në fund, ndoshta do zbaviteni më shumë seç e parashikonit. Përpiquni ta ktheni programin në avantazhin tuaj, të paktën aty ku mundeni. Është sekreti për t’ia dalë mbanë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.