SHËNDET

Çaji i luledeles, përdorimi kundër të ftohtit apo bronshitit

13:00 - 29.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luledelja përmban vajra esencialë, taninë, flavonoidë, acide organike etj, e përbërësit më aktivë të saj janë të shpërndarë që nga rrënja deri tek petalet.




Kjo lule ka vlera anti inflamatore dhe përdoret si çaj kundër të ftohtit, bronshitit apo inflamacioneve të tjera të traktit të frymëmarrjes.

Bima vetë mund të përdoret kundër humbjes së oreksit, sepse arrin të stimulojë të gjithë sistemin tretës dhe të kurojë problemet me gastritin, diarenë, mëlçinë, tëmthin dhe konstipacionin.

Ndërkaq, luledelja është përdorur tradicionalisht edhe për dhimbjet që shoqërojnë reumatizmën kronike, menstruacionet, cistet apo inflamacionet e traktit urinar.

Gjithashtu, kjo lule ka aftësi shëruese dhe mund të përdoret në plagët e vogla, gërvishtjet dhe lëndimet e lëkurës sepse përshpejton rimëkëmbjen e lëkurës. Specialistët këshillojnë që të përdoret së jashtmi kundër dermatitit, kruajtjeve, ekzemës, nxirjeve dhe puçrave.

Ndërkaq tretësirat e përgatitura me këtë barishte mund të përdoren kundër akneve si dhe për gargare për inflamacionin e gojës dhe të fytit. Edhe nëse arrini të përtypni gjethet e freskëta të luledeles mund të ndihmoni në trajtimin e ulçerës së gojës.

Në mjekësinë popullore, rekomandohet konsumimi i gjetheve të freskëta për të stimuluar oreksin dhe përthithjen e ushqyesve të nevojshëm.

Gjethet e freskëta, lulet, petalet kanë një shije të mirë e të lehtë. Ato mund të përdoren në sallata, dhe në supa, mund të shoqërohen me uthull ose të përdoren si zëvëndësues i kaperit.

Nëse dëshironi ta konsumoni si çaj, atëherë përdorni dy lugë gjelle me lule të thata në një filxhan me ujë të nxehtë. Lërini lulet brenda në ujë për dhjetë minuta dhe më pas kullojeni lëngun.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.