Intervista

Disa mënyra si të mbroheni nga sëmundjet e kafshëve

11:00 - 29.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Sëmundjet që mund të transmetohen nga kafshët te njeriu, ende përbëjnë një problem në vendin tonë, e veçanërisht nga qentë e rrugës. Ka mënyra të ndryshme të kalimit të infeksioneve, duke filluar nga kontakti i drejtpërdrejtë me kafshët, deri në konsumimin e mishit apo qumështit.




Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare”, prof.dr Kristaq Bërxholi, pedagog i njohur në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare tregon se sëmundjet zoonotike përbëjnë një shqetësim në vendin tonë.

Ai thekson se qentë “rrugaçë” mbartin një numër sëmundjesh të rrezikshme si ekinokokoza, tërbimi apo leshmanjoza.

Më tej, profesori thekson se në bazë të studimeve rreth 6% e qenve në kryeqytet, janë me sëmundjen e ekinokokozës e tregon se zgjidhja më e mirë është grumbullimi i të gjithë qenve të rrugës në një qendër të posaçme. Bërxholi më tej jep disa këshilla të vlefshme për parandalimin e sëmundjeve zoonotike.

Sa i rrezikshëm është transmetimi i sëmundjeve nga kafshët te njeriu?
Problemi i sëmundjeve te kafshët është një ndër problemet më të rëndësishme sot, e jo vetëm në vendin tonë.

Në Shqipëri shumë sëmundje kalojnë nga kafshët te njerëzit, duke filluar nga dhentë, dhitë, qeni etj që krijojnë një problematikë jashtëzakonisht të rëndësishme te njerëzit pasi humbjet nga këto sëmundje zoonotike janë të mëdha.

E kjo jo vetëm për shkak të vdekjes së kafshëve, por veçanërisht për njerëzit që duhet të kalojnë ditë të shtruar në spital, shpenzime e humbje kohe dhe pune.

Cilat janë mënyrat e marrjes të sëmundjeve nga kafshët?
Sëmundjet zoonotike transmetohen jo vetëm nga kontakti i drejtpërdrejtë kafshë-njeri por edhe nga konsumimi i ushqimeve si qumështi, mishi kur janë të pakontrolluara.

A paraqiten raste pacientësh të infektuar?
Ka shumë raste të zoonozave që prekin njerëzit, si leshmanjoza, e cila është shumë e përhapur te fëmijët, veçanërisht në Lezhë. Madje ka ende individë të sëmurë me ekinokokozë, sëmundje, e cila diagnostikohet në spital e trajtohet vetëm nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndërsa te kafshët nuk është shumë i vështirë trajtimi i sëmundjes, e vetëm duhet një strategji për dehelmitizimin e tyre dhe qentë mos lejohen të hanë mushkëritë e kafshëve që janë me ekinokokozë.

Kjo e fundit nuk kalon nga lopët, dhitë apo dhentë te njeriu, edhe nëse ky i fundit konsumon mëlçitë me ekinokokozë. Qeni është bujtësi që bën infektimin.

Qentë “rrugaçë” a përbëjnë burim infeksioni?
Një problem tjetër shqetësues në vendin tonë janë qentë “rrugaçë” pasi mbartin një numër sëmundjesh të rrezikshme si ekinokokoza, tërbimi, leshmanjoza.

Kjo e fundit është një ndër sëmundjet më problematike te fëmijët e burimi kryesor i sëmundjes janë qentë.

Ndërsa ekinokokoza është një sëmundje parazitare dhe rezulton se 6% e qenve të rrethit të Tiranës janë të prekur (sipas studimit të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare).

Fëmijët janë më të rrezikuarit pasi mund të luajnë edhe pranë zonave ku ndotin këta qen të infektuar e si rezultat i kësaj kemi një përhapje të sëmundjes që lokalizohet në mushkëri, mëlçi apo organe të tjera.

Cila mund të jetë zgjidhja për sistemimin e këtyre qenve?
Për të parandaluar sëmundjet zoonotike, duhet me çdo kusht që qentë rrugaçë të shihen me një sy tjetër, pasi janë burimi kryesor i shumë sëmundjeve.

Jam kundër praktikës që përdoret ndaj këtyre qenve që iu bëhet sterilizimi e më pas i lëshojnë sërish pasi për të luftuar një sëmundje nuk duhet vetëm një trajtim, por disa të tilla derisa të shërohet. E megjithatë edhe sikur t’i bësh këto trajtime, qeni i shëruar do dalë sërish në rrugë e do e do infektohet sërish.

Qentë rrugaçë duhet të grumbullohen në qendra të posaçme, të mbahen aty, të vaksinohen e të trajtohen nën kujdesin e mjekëve veterinerë. Jam kundër vrasjes së tyre, por në rastet kur qentë e sëmurë i tejkalojnë kostot e trajtimit, duhet të eliminohen me vendimin e një komisioni.

Gjithashtu, dua të theksoj se kazanët e mbeturinave janë një tjetër burim që i mbajnë qentë rrugaçë nëpër kryeqytet, kështu që duhet të mos ketë ushqime të hedhura përtokë nga kazanët, apo të lihen pa kapakë. Është e rëndësishme që qentë mos të gjejnë ushqim e të largohen.

A ekziston ky problem edhe në qytete të tjera?
Ky problem nuk ekziston vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera si Shkodër, Korçë, Elbasan etj. ku këta qen rrugaçë bredhin lirisht rrugëve, e përbëjnë një burim infeksioni.

Po kafshët shtëpiake a janë burim për transmetimin e sëmundjeve zoonotike?
Kafshët shtëpiake kanë një program të caktuar vaksinimi e shumica e pronarëve e zbatojnë me përpikëri. Por problemi qëndron në faktin që nuk zbatohen disa rregulla të thjeshta, ku një pjesë e mirë e qytetarëve qenin e lënë të lirë sapo e nxjerrin jashtë. Së pari përbën rrezik për njerëzit e tjerë por edhe mund të infektohet nga kafshët e tjera të sëmura.

A ka rrezik nga sëmundja e tërbimit në vendin tonë?
Pavarësisht se është aplikuar projekti për vaksinimin e dhelprave të egra që përhapin tërbimin, eksperienca ka treguar se rreziku i sëmundjes mund të vijë edhe nga qentë (nëpërmjet kafshimit).

Në Tiranë ka grupe të mëdha macesh që nuk janë vaksinuar nga sëmundja e tërbimit, por edhe po të vaksinohen 50% e tyre fitojnë imunitet për tu mbrojtur nga sëmundja, ndërsa 50% tjetër nuk kanë imunitet.

Cilat janë masat që duhet të marrin prindërit në mënyrë që fëmijët mos të infektohen nga kafshët?
Veçanërisht në kohën e verës, prindërit duhet të kenë kujdes që fëmijët kur luajnë mos të prekin gjithçka e të tregojnë kujdes të vazhdueshëm për ta.

Gjithashtu, duhet të kontrollojnë nëse fëmija i ka larë duart, e të lajnë ushqimet që konsumojnë.

Gjithashtu, duhet të blejnë ushqime të kontrolluara, mishi të ketë vulën e sigurisë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Përshëndetje,
    Unë jam Zonja LAURE qenë në kërkim të kredisë për më shumë se 3 muaj, unë kam qenë shumë herë i mashtruar në faqet kredi në mes të veçantë duke dashur është një hua në mes të individit në disa njerëz. Por çdo herë që unë nuk kam nga të rremë huadhënësve dhe në fund kam marrë asgjë në llogarinë time. Por për fat të mirë unë kam stumbled mbi një zotëri të emrit SANDIJS me të vërtetë të thjeshtë e të dashur, i cili ndihmoi mua të gjeni tim kredi prej 75,000 euro që unë marrë në llogarinë time 48 orë pas pa shumë protokollet. Pra jeni ju ata që janë në nevojë si mua ju mund të shkruani për atë dhe për të shpjeguar situatën tuaj mund të ju ndihmojë të tij e-mail: [email protected]

    Përgjigju ↓