Horoskopi

Më 31 janar ndodh Hëna blu, 4 shenjave të horoskopit që do t’u ndryshojë jeta!

19:56 - 30.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më 31 janar do të përjetojmë një fenomen të rrallë astrologjik, eklipsi i Super Hënës Blu. Termi “hëna blu” i referohet hënës së dytë të plotë brenda një muaji e cila është më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht.




Më 31 janar, gjithashtu do të ketë dhe një eklips hënor, duke e bërë këtë ngjarje edhe më të fuqishme.

Të gjithë reagojmë në mënyra të ndryshme ndaj këtyre ngjarjeve të rralla astrologjike, megjithatë, katër shenja të zodiakut do ta përjetojnë këtë eklips të përgjithshëm hënor më fortë se të tjerët.

Ujori

Mund të filloni të ndjeni ndryshime në shumë aspekte të jetës suaj. Për një kohë të gjatë, ju keni ndjerë se shumë marrëdhënie në jetën tuaj kanë qenë të njëanshme dhe më shumë sesa po merrni, po jepni. Ky eklips total i hënës do të jetë një kohë qartësie për ju në lidhje me renditjen e prioriteteve tuaja dhe rivlerësimin e shumë prej marrëdhënieve. Ju mund ta përdorni këtë kohë për të reflektuar se çfarë duhet lënë pas dhe në çfarë sferash duhet vërtetë të kontribuoni.

Demi

Çdo gjë në jetën tuaj duket se është kthyer mbrapsht! Prej disa kohësh jeni të pakënaqur me rrjedhën që ka marrë jeta juaj, keni humbur interesin për shumë gjëra dhe nuk i shijoni këto të fundit si dikur. Mund të filloni të ndjeni një ndryshim rrënjësor në mënyrën si i mendoni jetën dhe ky është ndryshimi rrënjësor për të cilin keni patur aq shumë nevojë.

Luani

Ky eklips total i hënës do të jetë fenomeni astrologjik për të cilin keni pasur më shumë nevojë, por nuk e keni ditur! Ajo që duhet të bëni është të përqëndroheni tek nevojat dhe dëshirat tuaja për t’u liruar një herë e mirë nga pengesat që keni hasur deri tani. Dhe pse shquheni si një shenjë egoiste, nuk është e vërtetë! Shpesh herë vendosni të tjerët para vetes, por këtë periudhë duhet të jeni ju qendra e botës suaj. Kjo do të jetë një kohë reflektimi për të kuptuar se sa vlerë ka kujdesi për nevojat vetjake emocionale e jo vetëm.

Akrepi

Ky eklips hënor do t’ju japë forcën për të shpalosur cilësitë tuaja të fshehta të lidershipit. Jeni në një periudhë të artë përsa i përket fushës profesionale dhe të gjitha energjitë tuaja duhet të përqendrohen në këtë drejtim. Mund të ngriheni në detyrë, të ndërmerrni një nismë për të cilën keni shumë kohë që prisni ose të hapni një biznes privat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.