Sociale

Dështon seanca dëgjimore për nismën “3 lëndë në 6 orë”

11:00 - 30.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Ka dështuar sërish mbledhja e Komisionit të Edukimit në të cilën mendohet të zhvillohet një seancë dëgjimore me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla mbi nismën “3 lëndë në 6 orë”.




Por ministrja dhe deputetët e mazhorancës nuk u paraqitën në mbledhje, pas një orë pritjeje. Ndërkaq, opozita hedh akuza se e gjithë kjo situatë po krijohet qëllimisht nga qeveria.

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, njëkohësisht edhe deputete e PD-së, tregon se një nismë e tillë do të çorientojë sistemin arsimor parauniversitar e kërkon që “3 lëndë në 6 orë” të mos vihet në jetë në muajin shkurt.

“Ne mendojmë që është një nismë e parakohshme, është një nismë, e cila do të çorientonte gjithë sistemin arsimor parauniversitar, është një nismë e pakonsultuar, e pa menduar dhe e pa bazuar në asnjë model të ndonjë vendi, jo vetëm të rajonit, as të Europës dhe më gjerë. Dëshira e gjithë deputetëve të komisionit të kërkojmë që kjo nismë të mos fillojë më datën 1 shkurt. Unë i bëj thirrje ministres që ta dëgjojë ftesën e komisionit.

Ne duhet të gjithë së bashku të hapim një debat dhe të zgjedhim modelin më të mirë për fëmijët tanë”, – tha kryetarja e Komisionit Parlamentar të Edukimit, Albana Vokshi.

Ndërkaq, deputeti i mazhorancës Fidel Ylli theksoi se ndërprerja e seancës ishte e pajustifikueshme, në një kohë që seanca dëgjimore me ministren e Arsimit, Sportit e Rinisë u shty për ditën e mërkurë të kësaj jave. Nisma e re që do të vihet në jetë në fillim të shkurtit të këtij viti, parashikon që në të gjithë arsimin parauniversitar në vend, të zhvillohen vetëm 3 lëndë në ditë, me nga 90 minuta secila.

E gjithë kjo ka shkaktuar shumë debate mes palëve politike, por edhe mes nxënësve, prindërve e vetë mësuesve, të cilët janë pozicionuar pro ose kundër nismës së re.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.