Kryesore

‘3 lëndë në 6 orë’, Vokshi debat me Nikollën: Nismë e prindërve apo e Ramës?

09:41 - 31.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur me debate komisioni i Edukimit midis Albana Vokshit dhe Lindita Nikollës. Nisma e ndërmarrë së fundmi nga qeveria, 3 lëndë në 6 orë, ka bërë që kryetarja e komisionit të Medias të thërrasë Ministren e Arsimit, për ta pyetur mbi këtë çështje.




Albana Vokshi i ka kërkuar Nikollës që t’i shpjegojë se cili ishte ai grup pune që kishte punuar për këtë nismë, me cilët ekspertë ishte konsultuar ministria, me cilët psikologë?

“Nëse do t’i përmbahemi kërkesës suaj, në atë shkresë që i keni dërguar ministrisë nuk e keni ngritur këtë pyetje. Kjo nismë ka marrë vëmendjen e gjithë grupeve të interesit…Një nga arsyet është ngarkesa mësimore dhe pesha e madhe e çantave në shpinat e fëmijëve, që ka çuar në sëmundje”, – ka bërë të ditur Nikolla.

Menjëherë i është kthyer Vokshi: “Ju thoni se nisma ka nisur në tetor, por rezulton se grupi i punës është ngritur në dhjetor. Si e vendosët këtë?! Kjo është nismë e prindërve apo e Kryeministrit?!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.